Alsat:10 ditë karantinë për të punësuarit në Komunën e Strugës (VIDEO)

Më shumë se dyqind punonjës të vetëqeverisjes lokale në Strugë do të duhet të qëndrojnë në izolim pasi një koleg i tyre rezultoi pozitiv me Covid-19. Nëse ndonjëri prej tyre ndjen simptoma të paraqitet te mjeku amë, thanë nga komuna për televizionin Alsat.

Nasufi thotë se nuk kanë informacion të saktë se me sa nga punonjësit i infektuari ka pasur kontakte.

Komuna e Strugës nuk do të punojnë deri të hënën e ardhshme. Sa i përket gjendjes në Ohër, nga Qendra për Shëndet Publik presin rritjen e numrit të të infektuarve pas një ahengu familjar ku tashmë rreth 20 persona kanë rezultuar pozitiv. Problem shtesë është se kapacitet e repartit Infektiv në Ohër janë të mbushura ndërsa rastet e dyshimtë tani pranohen në repartin e gjeriatrisë. Në Strugë nuk ka repart infektiv.