Qeveria sapo mbaroi mbledhjen, këto janë vendimet që u miratuan

Qeveria e Maqedonsië së Veriut miratoi Protokoll për transit të papenguar për qytetarët e huaj nëpër tërritorin e Maqedonisë së Veriut

Qeveria e RMV-së në seancën e 66-të miratoi Protokollin për transit të shtetasve të huaj nëpër territorin e RMV-së”, njoftoi Qeveria, duke sqaruar se qytetarët kanë liberalizim të plotë të hyjres dhe daljes nga shteti përmes pikave kufitare në Tabanoc, Deve Bair, Bogorodicë, Qafë Thanë, Bllavë dhe aeroportin e Shkupit.
Qeveria sqaroi se shtetasit e huaj që të shfrytëzojnë këtë të drejtë nuk duhet të dalin nga autostrada ose rruga locale dhe këtë të drejtë ta shfrytëzojnë brenda 5 orëve. Për këtë, Qeveria njoftoi se shfrytëzuesit e kësaj të drejtë do të marrin deklaratë në hyrje dhe dalje të vendit, duke u përqendruar në kohëzgjatjen e qëndrimit në vend.
Qeveria raportoi se janë pranuar kërkesat e 476-të kompanive për ndihmë në lartësi prej 316,038,500 denarë.
Në këtë seancë Qeveria ka ndryshuar dekretin me fuqi ligjore për zbatim të Ligjit për huamarrje nga Maqedonia e Veriut në Bankës Botërore për rindërtim dhe zhvillim – Banka Botërore për financim të Projektit për lidhje të rrugëve lokale në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme, me të cilat, me pëlqim paraprak nga Banka Botërore, mundësohet që mjetet e mbetura në vlerë prej 37 milionë euro nga kjo huamarrje të ridestinohen për pagesë të rrogave të punëtorëve në muajin qershor 2020, sipas masës për ndihmë financiare për pagesë të rrogave në vlerë prej 14.500 denarë.
Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të subvencionojë me 3 mijë denarë nxënësit e shkollave që janë në moshën deri 16 vjet, dhe i takojnë familjeve që kanë të ardhura më të vogla se rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut. Këta të ardhura duhet të shfrytëzohen për blerjen e materialeve shkollore. Ministri Arbër Ademi njoftoi se Qeveria vendosi që studentët e regjistruar në vitin e parë të ciklit të parë në universitet, do të marrin nga 6 mijë denarë për të mbuluar shpenzimet studentore. Ai njoftoi se të rinjtë deri në moshën 29 vjet, që së paku kanë arsim të mesëm, mund të shfrytëzojnë kartela prej 30 mijë denarë për aftësim digjital.