
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti sot do ti drejtohet kombit shqiptar. Siç mësohet ai do të flas për herë të parë në lidhje me iden e tij se ka ardhur koha që në Maqedoninë e Veriut kryeministri të jetë shqiptar.
Nuk dihet nëse Ahmeti do të shpalos emrin e kandidatit, apo do të kandidohet vet për kryeministër, por sot do të mësohet gjithçka në lidhje me idenë e tij, përcjell TS.
Edhe shefi i kabintetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi, mbrëmë ka shkruar se sot do të jetë një ditë e madhe për shqiptarët.
“Ditë e madhe nesër po na pret …” ka shkruar Grubi
Ndryshe që nga dalja e idesë për kryeministër Shqiptar në Maqedoninë e Veriut, vazhdon pëkrahja e madhe nga historianët, gazetarët, opinionistët, profesorët dhe të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë, pasi ka ardhur koha që në Maqedoni të Veriut kryeministri të jetë shqiptar./TS/
