
Qeveri në mbledhjen e sotme ka vendosur që të mos ketë më orë policore. Nga qeveria konfirmuan për Televizionin Shenja se kjo lloj mase restriktive nuk është më e nevojshme . megjithatë masat e tjera mbrojtëse si maskat, respektimi i largësisë, dezinfektimi mbeten në fuqi.
Propozimi i Komisionit për sëmundje ngjitëse së pari ishte që të ketë ndalesë për komunat që kanë më shumë raste me koronavirus nga ora 22 deri në ora 5 të mëngjesit.
Megjithatë pas shqyrtimit të të gjitha detajeve dhe shkallës së përhapjes së virusit edhe komisioni arriti në përfundim që nuk ka nevojë që të ketë më orë policore