Komuna e Strugës – Kategorizimi i dhënësve (personave fizikë) të shërbimeve për akomodim në shtëpi, banesa, apartamente dhe dhoma private / Општина Струга – Категоризација на даватели (физички лица) на услуги за сместување во приватни куќи, станови, апартмани и соби

Kategorizimi i dhënësve (personave fizikë) të shërbimeve për akomodim në shtëpi, banesa, apartamente dhe dhoma private

Për shkak të situatës me virusin KoVid-19 në vendin tonë, me qëllim tejkalimin e krizës dhe mbështetje të sektorit të turizmit dhe hotelerisë, një nga masat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore është edhe lëshimi i vauçerëve për përkrahje të turizmit vendor.

Këto vauçerë lëshohen për një kategori të caktuar të qytetarëve, të cilët mund t’i shfrytëzojnë në tërë territorin e shtetit, për qëndrim në të gjitha llojet e objekteve për akomodim të mysafirëve, për periudhën kohore prej 15 Korrik deri 15 Dhjetor 2020.

Për këtë qëllim është krijuar platformë e veçantë, në të cilën mund të regjistrohen të gjithë dhënësit e shërbimeve për akomodim, por paraprakisht ato subjekte duhet të kenë Aktvendim për kategorizim.

Sipas kësaj, të gjithë personat e interesuar në territorin e Komunës së Strugës, të cilët kanë dhënë dhe më tej japin shërbime në akomodimin privat, por edhe ata që kanë aktvendime me afat të skaduar dhe që dëshirojnë të vazhdojnë me atë veprimtari, të dorëzojnë kërkesë për kategorizim, kurse më së voni deri në datë 20 Qershor 2020 do të realizohet kategorizimi i tyre.

Theksojmë se edhe ata persona që kanë aktvendim valid për kategorizim kanë të drejtë për shfrytëzim të masës së caktuar nga qeveria.

Ky është kushti, të cilin dhënësit e shërbimeve duhet ta plotësojnë që të mund të aplikojnë për shfrytëzim të masës dhe të kyçen në platformë, kurse me këtë të mund t’i shfaqin kapacitetet e tyre të disponueshme për akomodim të turistëve (qytetarët që kanë fituar vauçer).

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës


Категоризација на даватели (физички лица) на услуги за сместување во приватни куќи, станови, апартмани и соби

Поради состојбата со КоВид-19 вирусот во нашата земја, со цел надминување на кризната состојба и подршка на секторот туризам и угостителство, една од мерките на Владата на Република Северна Македонија е и издавањето на ваучери за подршка на домашниот туризам.

Тие ваучери се издаваат за одредена категорија на граѓани, кои можат да ги искористат на целата територија на државата, за престој во сите видови објекти за сместување гости, за периодот од 15 Јули до 15 Декември 2020 година.

За таа намена е создадена посебна платформа, на која може да се регистрираат сите даватели на услуги за сместување, но притоа, тие субјекти мора да имаат Решение за категоризација.

Според тоа, заинтересирани лица на територијата на Општина Струга, кои давале и сеуште даваат услуги во приватното сместување, но и оние чии решенија истекле и сакаат да продолжат со таа дејност, да поднесат барање за категоризација, а најдоцна до 20 Јуни 2020 година истите ќе бидат категоризирани.

Истакнуваме дека и тие лица кои имаат валидно решение за категоризација имаат право за користење на мерката дадена од владата.

Ова е условот кој овие даватели на услуги мора да го исполнат за да можат да аплицираат за користење на мерката и да може да се прикачат на платформата, а со тоа да ги прикажат и своите достапни капацитети за сместување на гостите (граѓаните кои се стекнале со ваучер).

Канцеларија за односи со јавноста,
Општина Струга