
“Valedictorian Rudin Lloga! Zgjidhet nxenes numer 1 ne shkollen “Waterbury Career Academy”per vitin 2020!”. Kështu shkruan në profilin e tij në facebook artisti i njohur Argjend Lloga teksa na prezanton me foto edhe djalin e tij i cili është më i vogli nga djali dhe vajza që janë dy fëmijët e parë të këngëtarit. E natyrisht arritjet e djalit të tij të vogël Rudinit e kanë lumturuar atë si prind. Ndërsa artisti na ka argëtuar me shumë performanca “live” duke kënduar në këtë kohë pandemie shumë hite të bukura shqiptare për ndjekësit e tij.
