Sllovenia vendos karantinë të detyrueshme për të ardhurit nga Maqedonia e Veriut

Qeveria sllovene ka vendosur që të gjithë personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut, duhet të shkojnë në një karantinë të detyrueshme 14-ditore.

Ky vendim vlen për të gjithë, pavarësisht nëse janë shtetas të Sllovenisë, Maqedonisë së Veriut apo ndonjë shteti anëtar të Bashkimit Evropian.

“Situata epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut është jashtëzakonisht e vështirë. Të gjithë ata që do të vijnë në Slloveni nga ai vend, madje edhe shtetas sllovenë, do të duhet të shkojnë në karantinë 14-ditore”, njoftuan nga Ministria e Brendshme në Slloveni.

Karantina për sllovenët që ktheheshin në shtëpi nga vendet e tjera është hequr tre javë më parë.