Shfrytëzimi i vauçerit për turizëm vendor
Si rezultat i pandemisë botërore me KoVid-19, e cila e kaploi edhe vendin tonë, si dhe për shkak të dëmeve ekonomike që i krijuan nga ndërprerja e veprimtarisë ekonomike të qytetarëve dhe kompanive tona (midis të cilëve në linjën e parë të frontit kundër kësaj kanosjeje u vendos veprimtaria hoteliere-turistike), në setin e tretë të masave u sollën edhe disa vendime në këtë drejtim.
Një nga këto masa është edhe mbështetja e sektorit të turizmit dhe hotelerisë dhe të qytetarëve me të ardhura personale deri në 15.000 denarë në muaj, gjithçka për nxitje të turizmit vendor.
Për këtë qëllim janë dedikuar 10 milion euro, për qytetarët dhe sektorin turistik, të cilët do të mund t’i shfrytëzojnë ato nga 15 Korriku 2020 deri në 15 Dhjetor 2020, me ndihmë të vauçerëve me vlerë prej 6.000 denarëve dhe me kartela pagesore për blerje të produkteve dhe shërbimeve vendore në vlerë prej 3.000 denarëve.
Vauçerët do të dorëzohen nga data 10 deri 13 Qershor 2020 (me postë elektronike), deri te qytetarët me të ardhura deri në 15.000 denarë në muaj, sipas marrëdhënies së punës, por jo më shumë se 60.000 denarë për periudhën kohore Janar-Prill 2020, sipas evidencës së DAP-it, për orar të plotë të punës.
Çdo vauçer ka emrin dhe mbiemrin e pranuesit, përmban kod QR, kod të vauçerit dhe kod për pin, kurse çdo person shfrytëzues do të duhet ta shfaqë vauçerin gjatë shfrytëzimit të shërbimeve dhe mund të përdoret vetëm për një vizitë.
Vauçeri për turizëm mund të shfrytëzohet te të gjitha hotelet, agjencitë turistike dhe kapacitetet akomoduese (persona fizikë – dhënës të shërbimeve për akomodim të shtëpi, banesa, apartamente dhe dhoma të kategorizuara).
Në platformën e krijuar posaçërisht për këtë qëllim (www.domasiedoma.gov.mk), deri në 10 Korrik 2020 do të pubikohen të gjithë dhënësit e shërbimeve turistike, të cilët janë paraqitur të jenë pjesë e programit, kurse këta dhënës të shërbimeve mund të paraqiten duke plotësuar formular onlajn përmes platformës, nga data 15 Qershor deri në 30 Qershor 2020.
Në këtë mënyrë, të gjithë qytetarët që janë shfrytëzues të masës, shumë lehtë do të mund t’i shikojnë të gjitha kapacitetet e disponueshme për akomodim dhe të zgedhin se ku duan ta shfrytëzojnë vauçerin.
Vauçerët për turizëm mund të merren lehtë dhe pa shumë procedura dhe të printohen në këtë uebfaqe: www.kupidomasno.gov.mk, me shënim të NVAQ-it personal, kurse Ministria e Ekonomisë do ta dërgojë vauçerin në adresën elektronike të qytetarëve, në atë adresë elektronike që është paraqitur në DAP.
Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës
Искористување ваучери за домашен туризам
Како резултат на светската пандемија со КоВид-19, која ја зафати и нашата земја, како и поради економските штети кои настанаа од прекинувањето на економската дејност на нашите граѓани и компании (меѓу кои на првата линија на фронтот против оваа закана се постави угостителско-туристичката дејност), во третиот сет мерки се донесоа и одредени одлуки во таа насока.
Една од тие мерки е подршка на секторот туризам и угостителство и на граѓаните со лични примања до 15.000 денари месечно, а сето тоа заради поттикнување на домашниот туризам.
За ова намена се издвоени 10 милиони евра, за граѓаните и туристичкиот сектор, кои ќе може да се искористат од 15 Јули 2020 до 15 Декември 2020 година, со помош на ваучери во вредност од 6.000 денари и платежни картички за купување домашни производи и услуги во вредност од 3.000 денари.
Ваучерите ќе се достават од 10-ти до 13-ти Јуни 2020 година (по електронска пошта), до граѓаните со примања до 15.000 денари месечно, од работен однос, но не повеќе од 60.000 денари за периодот Јануари-Април 2020 година, според евиденцијата на УЈП, за полно работно време.
Секој ваучер гласи на име и презиме на примателот, кој содржи QR код, ваучер код и пин код, а секое лице корисник мора да до покаже ваучерот при користење на услугите и се користи само за една посета.
Ваучерот за туризам може да се искористи кај сите хотели, туристички агенции и сместувачки капацитети (физички лица – даватели на услуги за сместување во категоризирани куќи, станови, апартмани и соби).
На посебно креирана платформа за ова намена (www.domasiedoma.gov.mk), до 10 Јули 2020 година ќе бидат објавени сите даватели на туристички услуги кои се пријавиле да бидат дел од програмата, а овие даватели на услуги можат да се пријават со пополнување онлајн образец преку платформата од 15 Јуни до 30 Јуни 2020 година.
На овој начин, сите граѓани корисници на мерката, многу лесно ќе можат да ги видат сите достапни капацитети за сместување и да одберат каде сакаат да го искористат ваучерот.
Ваучерите за туризам можат да се преземаат многу лесно и без многу процедури и да се испечатат на оваа веб-страница: www.kupuvamedomasno.gov.mk, со внесување на свој ЕМБГ, а Министерството за економија ќе им испрати ваучер на и-меј адреса на граѓаните, таа и-мејл адреса која е доставена до УЈП.
Канцеларија за односи со јавноста,
Општина Струга