Joe Biden ia doli. Sipas të dhënave të tij, 77 vjeçari pas suksesit në zgjedhjet e fundit paraprake e ka numrin e duhur të votave për të qenë kandidat i demokratëve për president në zgjedhjet presidenciale.
Me këtë mund të konsiderohet e sigurtë, që në zgjedhjet presidenciale më 3 nëntor në SHBA, demokrati Joe Biden del në garë kundër republikanit, Donald Trump që kërkon një mandat të dytë. Biden deklaroi në natën e së shtunës, se me sukseset në zgjedhjet paraprake ai ka siguruar 1991 votat e nevojshme të delegatëve për të marrë nominimin nga demokratët. “Ka qenë nder që të konkurroja me grupin më të talentuar të kandidatëve që kanë dalë ndonjëherë në garë për Partinë Demokratike”, deklaroi Biden. Ai është krenar që partia shkon e bashkuar në zgjedhje. “Unë do të luftoj çdo ditë për atë që të meritoj votën e amerikanëve kudo në këtë vend të jashtëzakonshëm, që të fitojmë së bashku betejën për shpirtin e kombit dhe të sigurojmë që të përfshojmë këdo në rindërtimin e ekonomisë.”
Pandemia ndryshon fushatën zgjedhore në SHBA
77 vjeçari Biden tha, se si president do të përpiqej që të bashkonte vendin pas viteve polarizuesve të Donald Trumpit. Biden ka qenë zëvendëspresident gjatë mandatit të presidentit, Barack Obama. Që pas largimit të konkurrentëve të tjerë, Biden konsiderohej si kandidat i i sigurtë i demokratëve. Tanimë ai ka edhe numrin e nevojshëm të votave dhe me siguri në zgjedhjet e parashikuara paraprake do të shtojë numrin e tyre. Të martën u mbajtën zgjedhje paraprake për kandidantët në shtetet federale, Indiana, Maryland, Montana, New Mexico, Pennsylvania, Rhode Island, South Dakota, si edhe në Washington, kjo në mes të pandemisë Corona dhe protestave të vazhdueshme kundër racizmit dhe dhunës së policisë në vend. Biden sipas parashikimeve fitoi në të gjitha shtetet federale. Më 9 qershor votojnë West Virginia dhe Georgia.
Pandemia e ka ndryshuar tërësisht fushatën zgjedhore në SHBA. Grumbullimet janë të ndaluara për të penguar përhapjen e virusit. Kongresi i demokratëve u shty nga korriku në gusht. Ende nuk dihet, nëse dhe kur do të mbahen mitingje zgjedhore në SHBA. Shumë shtete në fazën e zgjedhjeve të kandidatëve kanë përdorur opcionin e votimit me letër dhe e kanë zgjeruar këtë së fundmi.
la/kle/se (dpa, rtr, afp)