Lexojeni këtë tregim dhe thoni: “Nuk ka fuqi dhe pushtet pa ndihmën e Allahut!”

Auf bin Malik el-Eshxhe’iu shkoi tek i Dërguari i Allahut -paqja qoftë mbi të!- dhe i tha: O i Dërguari i Allahut! Djali im, Maliku, erdhi me ty në rrugë të Allahut dhe nuk u kthye më, çfarë do të bëj? Ushtria është kthyer dhe Maliku – Allahu qoftë i kënaqur me të!-nuk është kthyer me ta. I Dërguari i Allahut –paqja qoftë mbi të!- tha: “O Auf! Thuaj bashkë me bashkëshorten tënde sa më shumë: “Nuk ka fuqi dhe pushtet pa ndihmën e Allahut!” .

Burri shkoi tek gruaja e tij, djali i të cilës ishte larguar dhe nuk ishte kthyer dhe ajo i tha: Çfarë të dha i Dërguari i Allahut, o Auf? Ai i tha: Më këshilloi që ti dhe unë të themi: Nuk ka fuqi dhe pushtet pa ndihmën e Allahut!

Çfarë tha gruaja besimtare, durimtare? – tha: Të vërtetën ka thënë i Dërguari i Allahut, paqja qoftë mbi të! E kështu u ulën të përkujtonin Allahun duke thënë: “Nuk ka fuqi dhe pushtet pa ndihmën e Allahut!”

Kur erdhi nata me errësirën e saj dikush trokiti në derë. Aufi u ngrit ta hapte dhe befas pa djalin që ishte kthyer. Nga pas kishte një kope dhensh si pre nga lufta. Babai e pyeti se ç’ishin dhe ai i tha: Njerëzit më morën dhe më lidhën me hekur. Kur erdhi nata unë u përpoqa të shpëtoja por nuk munda pasi hekurat ishin shumë të shtrënguar dhe të rëndë. Papritur ndjeva se hekurat po liroheshin derisa arrita të zgjidhja duart dhe këmbët. Pastaj erdha tek ju me këtë pre të idhujtarëve. Aufi i tha: O biri im, distanca mes nesh dhe armikut është e gjatë, si e ke kaluar atë brenda një nate?! Djali i tij, Maliku, i tha: “O baba, për Allah, kur arrita të çlirohesha nga zinxhirët ndjeva sikur engjëjt më mbanin në krahët e tyre.

Subhanallah!

Aufi shkoi tek i Dërguari i Allahut -paqja qoftë mbi të!- për ti treguar dhe para se ti tregonte Profeti (paqja e Allahut qoftë mbi të!) i tha: “Përgëzohu o Auf, pasi rreth teje Allahu zbriti ajetet kuranore: “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i japë risk prej nga nuk e pret. Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai. Allahu e përmbush me siguri vendimin e Tij dhe për çdo gjë Ai ka caktuar masë.“(Et-Talak: 2-3).

Dije se thënia: “Nuk ka fuqi dhe pushtet pa ndihmën e Allahut” është një thesar në Xhenet, nën fronin e të Gjithëmëshirshmit. Madje edhe nëse ke vendosur publikimin e këtyre fjalëve bëje me një qëllim të mirë që Allahut të të bëjë rrugëdalje nga ndonjë vështirësi nga vështirësitë e kësaj jete.

Pasi të përfundosh leximin shkruaj: “La hawle we la kuwete il-la bil-lah”(Nuk ka fuqi dhe pushtet pa ndihmën e Allahut)!