Erdhi “SUNETI” dhe shkatërroi Fenë.. – H. Ariz ef Saiti

Erdhi “SUNETI” dhe shkatërroi Fenë..

Në fillimet tona falnim me shumë qef Drekën 10 rekate, Ikindinë 8 rekate,Jacinë 13 rekate e kështu me rradhë..
Në xhami rrinim të qetë dhe më shumë devocion..
Bënim tesbihët në grup dhe ndaheshim duke i dhënë dorën njëri tjetrit.. Qetësi e madhe. Aq sa dëgjonim çfarë lëvizte përjashta..

Kur dilnim nga xhamia, shkonim krejt për kafe, ose bënim shëtitje, ose qëndronim tek oborri i xhamisë.. Ndonjëri më i mençur na mbante me muhabet. Ose ndonjë shaka pa qeder..
ISHTE KOHA E ARTË E BESIMIT..

Pastaj erdhën “ATA”
Disave sapo u kish dalë mjekrra, të tjerë me pantallona treçerekshe..
Filluan të na flasin për ” Sunetin”
Filluan të na tregojnë se falet edhe në shtëpi. Por ne nuk rrinim në shtëpi, kështuqë sunetet na shkonin pa u falur.
Na thanë Tesbihët janë Bidat, pastaj në vend të bëjmë Dhikrin Për Allahun, njerëzit filluan të bëjnë dhikrin për shejtanin, (Muhabetet e rrugës) brenda në Xhami..

Na u thanë se është suneti i Pejgamberit a.s..
POR
Në fakt na mashtruan..

Ai kishte qenë suneti i Iblisit (Lanet qoftë)
Për ta vërtetuar këtë rezultati është përçarja e zemrave. Aq sa sot është tepër e vështirë të bashkohen përsëri..

TË GJITHA KËTO I BËNË NË EMRIN E SUNETIT TË PEJGAMBERIT A.S

Nëse do kisha mundësi të kthehesha dhe një herë në fillim..
Do zgjidhja “Bidatin” e tesbihëve dhe devocionin e asaj kohë. E do ta refuzoja “Sunetin” e shejtanit që na e injektuan atëherë disa njerëz që sot vetëm me fenë Islame nuk kanë lidhje..