Droga po i përplas shqiptarët barbarisht me njëri-tjetrin.

Ylli MANJANI

Shqiptari e vret shqiptarin për tregun e drogës, për parcelën e hashashit, për mos larjen e detyrimit të zi.

Droga nuk i lë njerëzit të bëjnë asnjë punë tjetër. Nuk i lë as të shijojnë frutet e asaj që kanë arritur. I josh paraja e madhe e trafikut. I josh ideja e të qënit “i fortë” dhe me mbështetje nga “dikushi” atje lart…

Por në vijim droga i bën me hije, i bën me roje personale, i mbath me armë e i bën “të fortë”. Derisa del një tjetër më “i fortë”….

Boom! Mu aty ku nuk e pret.
Kaq ishte. Të fikin dritën…

Po bëhet rutinë kjo gjë….

Droga shkatërron jetën, familjen, fëmijë e të rinj. Nuk fal askënd!

Kush ka dy pare mend nuk i afrohet atij helmi.

Droga është shkaku që njerëzit vriten e vrasin sot. Lajnë hesape e presin ti lajnë për hesap. Bëhen lajm derisa vdesin për t’u bërë lajm.

Lavdia e lajmit nuk zgjat shumë, sepse vjen lajmi tjetër. “Larje hespesh”, “precedentë penalë” e “trafikantë” të tjerë dalin në lajme…

Kriminale!

Nuk falet qeveria që nxit njerëzit të merren me drogë!!!

Si tha?! Do ta legalizojë drogën. Pra do të legalizojë vrasjen e njerëzve.

Ska faj! “Merr frymë thellë” pas çdo larje hesapi… E tha pa ju drithur zëri e as skuqur fytyra e nxirë nga turpi .

Nuk e di çfarë duhet ti ndodhë më shumë këtij vendi!?

Do edhe mandat tjetër, pa le!

Kush do le tja japë, por mbaruan bodyguardët… S’janë më interesantë as për lajm… Për ekonomi e familje, jo e jo.