
Vendimi i fundit i qeverisë, jo i analizuar mirë
Vendimi i fundit, në bazë të të cilit izolohet plotesisht qyteti i shkupit dhe disa komuna tjera nuk më duket i qëlluar pasi që me këtë strategji u jepet mundesi të gjithë qytetarëve që jetojnë në shkup, të drejtohen kah qytetet si Ohri dhe Struga.
Me këtë rast mund të ndikohet në përhapjen edhe më shumë, jo pengimin e epidemisë.
Nga ana tjetër, shtohet numri i qytetarëve nëpër markete, që mund të jetë burim i infeksionit.
Prandaj ju bëj apel qytetarëve të Strugës që të evitojnë grumbullimet dhe të respektojnë rekomandimet që bashkë t’a kalojme edhe këtë fazë.