Protestat për vrasjen e afro-amerikanit George Froyd në SHBA janë shndërruar në plaçkitje masive dhe vandalizëm, por një skenë nga rrugët e Seattle ka tërhequr vëmendjen e veçantë.
Përkatësisht, në mes të një trazire të madhe, një grua u filmua duke ecur rrugës e qetë me tortë të vjedhur në një pastiçeri aty pranë. Kjo gjithashtu hutoi gazetarin që po raportonte për të.
Ajo gjithashtu dukej se po mbante dhe një gotë shampanjë.
“Përkundër gjithçkaje që po ndodh, ndonjëherë ju duhet të ushqeheni”, “Ata do ta hidhnin atë gjithsesi”, ishin vetëm disa nga komentet.