Sot do tju tregojmë historinë e një nxënësi Afrikan që studionte Juridikun në Universitetin e famshëm “Fort Hare”.Njëri nga mësuesit e tij që quhej Piter ishte rracist dhe i urrente njerëzit me ngjyrë. Ai e urrente këtë nxënës dhe një ditë kur ai po hante ushqim në bufenë e fakultetit, pranë tij vajti dhe u ul pikërisht ky nxënës. Profesori u kthye nga ai dhe i tha: A nuk e di se derri dhe zogu nuk mund të qëndrojnë në një vend për tu ushqyer bashkë? Nxënësi me plot qetësi ia ktheu: Mos u shqetëso profesor, do të fluturoj larg prej teje dhe mori ushqimin dhe u ul në një tavolinë tjetër. Profesori u mbush me zemërim nga kjo përgjigje tronditëse që i erdhi nga nxënësi me ngjyrë dhe në veten e tij tha: Ky nxënës duhet patjetër të marë një mësim të mirë! Ditën tjetër nxënësit kishin provim dhe profesori vendosi ta vërë në siklet para shokëve të kalsës dhe i bëri një pyetje me zë të lartë duke i thënë: O filan, nëse je duke ecur në rrugë dhe para teje shfaqet një thesar i përbërë nga dy qese, në njërën qese ka flori dhe në tjetrën ka urtësi, cilën prej tyre ke për të marë? Nxënësi i tha: Gjithsesi do të zgjidhja qesen me flori! Profesori qeshi me tallje dhe i tha: Po të isha në vendin tënd do të merja qesen e mbushur me urtësi. Por nxënësi me plot qetësi ja ktheu duke i thënë: Secili merr atë që i mungon o profesor!
Një herë tjetër profesori kishte korigjuar fletët e provimeve por ky nxënës kishte parë se fleta e tij nuk ishte korigjuar dhe përtej kësaj profesori kishte shkruar në fletën e provimit të këtij nxnësi fjalën: Budalla! Ai u ngrit dhe i tha: Profesor Piter, mesa duket ke vendosur vetëm emrin tënd tek fleta dhe ke harruar ta korigjosh atë.
Ky nxënës më vonë do të bëhej udhëheqësi i parë që do të drejtonte Afrikën e Jugut, do të njihej si ikona e qëndresës kundër rracizmit. Ai ishte Nelson Mandela.
Ndërsa emri i profesorit rracist do të mbetetet i gjallë në plehërishten e historisë.
Lexoi tekstin: Sulltan el Merwani
Përktheu: Fatjon Isufi