KUR VJEN QERSHORI
KUJTOJ SHEFQETIN
Zogjtë vdesin duke kënduar, ndërsa mjekët duke shëruar. Kur humbim një person me vlera të veçanta ,e kemi të vështirë të radhisim pikëllimet shpirtërore jo vetëm për të dashurin që s’është midis nesh sesa vendin e zbrazët që na e ka lënë e ne s’mund ta plotësojmë me askënd tjetër. Nuk e di nëse e kam qëlluar,kur e di se para teje dëgjuesit të ndjekin të përlotur në takime mortore. Vite më parë kur ndërroi jetë doajeni Nexhat Mustafa,thash se Struga mbeti e varfër dhe e zymtë.Edhe miku i tij dhe e Strugës Pandeli Çina nga Tirana qau si fëmijë me kuje duke thënë se s’kish pse të vinte më në Strugë .E ngushëllova se e kemi Shefqetin,po tani më kur Doktori s’është,-çka do t’i them? Ky mendim më preokupon .
Një këngë e preferua e imja thot kur vjen qershori piqen qershiat,por ne qershori na e mori Shefqetin ,e ne pikëllohemi.
Por dikush mbase mund të pyesi se kush qe doktori?!
U lund në Strugë ,u bë doktor i protetokës,dhe u bluajt nëpër mullinjtë e atdhedashurisë.
U ndoq nga organet e pushtetit komunist,si person i dyshimtë .Pos profesionit u muar me çështje kombëtare.Formohet SHKA “Migjeni”në vitin 1968 me kryetar doktorin.
Gjithmonë na mbante shpresa për ditë më të mira nga kurraja dhe optimizmi i tij me Nexhetin,Skënderin,Hysenin,Syrejanë etj.etj.
Ishte nder themeluesit e Unionit të Intelektualëve shqiptarë,Teatrit,Festivalit,ishte… e ku nuk ishte!
Ishte në rreshtin e parë kur i këndonim Vlorës së Ismail Qemalit,Kirçës së ABC-së për(!) 7 Mars,përvjetorëve të “Migjenit”.
Por…..ja që vjen një ditë e (!)…ne po rrallohemi padiktueshëm .
Na mbetet të mjaftohemi me veprat e tyre frymzim për gjeneratat që vijnë pas.
Me respekt dhe pietet përulemi me veprën e tij,në këtë qershor të zymtë pa të madhin Shefqet dhe shembëlltyrën e tij .
Strugë,qershor
(2020)