
Ish-basketbollisti i njohur i NBA, J.R. Smith rrahu një protestues nga ata që kanë pushtuar këto ditë sheshet e rrugët e SHBA me reagime të dhunshme, pasi ata, edhe ai, i kishin dëmtuar më parë makinën e tij.
Ish-lojtari i Cleveland Cavaliers konfirmoi vërtetësinë e videos, e cila u përhap në rrjetet sociale, dhe shpjegoi pse sulmoi protestuesin, shkruan TMZ Sports.
Smith vuri re se makina e tij ishte goditur pikërisht nga ai, të cilën më pas e ndoqi dhe e zhëpi.
Ironia në këtë rast është fakti se ndërsa protestat kanë shpërthyer kundër racizmit – pas vdekjes së një të ziu nga gjuri në fyt i një polici të bardhë – te incidenti në fjalë, protestuesi është i bardhë e njeriu qe e vë poshtë duke e shqelmuar është i zi.
