Sot festojmë festën Fitër Bajramit. Kjo festë e shejntë për Muslimanët vjen pas muajit të Ramazanit, një prej pesë shtyllave të Islamit, ku besimtarët Agjëruan, duke ju përkushtuar më shumë adhurimit dhe devotshmërisë ndaj Krijuesit të tyre, Zotit.
Le të jetë kjo dita kur ne t’i zgjatim dorën njëri tjetrit dhe të dhurojmë dashuri për të afërmit dhe miqtë.
Duke uruar t’ju jenë pranuar lutjet dhe ibadetet tuaja, ju uroj Fitër Bajramin edhe për shumë vite. Qofshi të gëzuar gjithmonë sikur në këto ditë feste…
Qofshi në mbrojtje të Zotit sot dhe gjithmonë.