
Gëzuar festën e Fitër Bajramit.
E lusim Zotin e Gjithmëshirshëm të na mëshiron dhe agjërimin dhe ibadetet të na pranon, të sëmurët ti shëron, të sprovuarve durim tu dhuron.
Uroj që kjo ditë e shënuar të reflektojë tek të gjithë njerëzit me dashuri dhe me vyrtyte të larta, ashtu siç na ka hije.
Dëshiroj që ky urim të mbërrijë në çdo familje tonën e në veçanti në familjet e bashkëatdhetarëve tanë të afërm apo të largët.
Gëzuar dhe festofshim për shumë vite.