DAVID ROCKEFELLER:
NËSE DUAM TA MBAJMË NËN KONTROLL NAFTËN, GAZIN NATYROR, MINERALET, ATËHERË TURQIA DUHET TË JETË NËN DIKTATIN TONË
Ky është pranimi më i madh i shekullit XXI, artikuluar prej Dejvid Rokfelerit, bankier dhe biznesmen, një hebre nga Amerika. Deklarimet e Rokfelerit janë, në të vërtetë, fakte historikë, të cilët pak a shumë i dimë të gjithë. „Turqit kanë luftuar kundër komunizmit vite me radhë. Më 1950 në Turqi ka ardhur në pushtet, falë ndihmës sonë, presidenti Adnan Menderes. Në të vërtetë, në fillim fare, Menderesi ka vendosur me ne një dialog shumë të mirë. Si kundërshpërblim, ndihmën që ia kemi dhënë gjatë fushatës së zgjedhjevet dhe një donacion të rregullt të quajtur Marshall, e ka përdorur në investime të caktuar shtetërorë. Mirëpo, ai i ka investuar aq pa plan të hollat e huazuara, dhe, kur ka ardhur dita e shlyerjes, në vend që të bëjë shlyerjen, ka qenë i detyruar të hyjë në borxh përsëri, dhe ashtu gjithnjë prej fillimit. Kundrejt kësaj, ne kemi kërkuar prej tij të lejojë hyrjen e kapitalit të huaj dhe, me atë rast, t’u japë firmavet tona koncesione të posaçëm dhe privilegje, me fjalë të tjera, kemi kërkuar prej Menderesit që të pranojë programe të ngjashëm me ata që e sollën Perandorinë Osmane deri te kapitullimi, por ai na është përgjigjur se një gjë të tillë nuk do ta lejonte kurrë dhe ka filluar të largohet prej nesh.
Megjithse jo me dëshirë, e kemi organizuar grushtin e shtetit dhe Menderesi, bashkë me kolegët e vet të punës, është vrarë. Prej atij grupimi ka mbetur gjallë vetëm Xhelal (Celal) Bajari, sepse ishte mason dhe sepse papa Roncolli (Xhoni XXIII) e ka kërkuar një gjë të tillë.“
Grushti i shtetit në vitin 1980 është kryer me porosinë tonë
“Grushti i shtetit 1980… që ndodhi në Turqi, është kryer me urdhërin tonë. Në atë kohë në pushtet vinin herë të majtët, herë të djathtët, dhe ata e udhëhiqnin politikën shtetërore ekonomike ashtu siç e donim ne. Ndërkaq, tregu i zhvilluar amerikan dhe evropian ishte mbingopur dhe ne patëm ardhur në pozicionin që nuk mund të shisnim mall në sasi të mjaftueshme. E gjithë kjo ka bërë që ne, edhe mbi turqit, si dhe mbi vendet e tjerë të botës së tretë, pra, mbi vendet e pazhvilluar, të fillojmë zbatimin e planit tonë dhe kërkuam prej tyre të quajturën tregti të lirë dhe import të lirë të mallravet. Në aparencë e kanë pranuar propozimin tonë, por në të vërtetë i zvarritnin hapat konkretë.”
Mijëra të rinj të Turqisë kanë dhënë jetën në emër të ideologjivet të rreme
“Në fund e zgjidhëm këtë problem me mënyrën tonë të njohur, e zgjidhëm me parimin Ordo Ab Chaos (përçaj e sundo) (rregull nga kaosi, sundim nga kaosi). Pra, në fillim e krijojmë kaosin, pastaj vendosim rregullin. Provokatorët tanë kanë filluar konfrontimin midis ideologjisë djathtiste dhe asaj majtiste. Në të vërtetë, pasi e miratuam në dukje luftën në Qipro, vendosëm embargo dhe ashtu popullit iu mbush kupa e durimit, shteti ra në krizë dhe nuk mund të blihej ndershmërisht as ujë e kripë. Dhe, ndërsa përfituesit dhe tregtarët në të zezë pasuroheshin, populli ra në mjerim të madh. Kështu provokuesit, që i patëm çuar, nuk e kishin vështirë për ta futur popullin në grindje. Populli u përça në djathtistë e majtistë dhe ia filluan përleshjet. Trazirat u përhapën aq shumë, sa, në përleshjet midis tyre, ditë për ditë vriteshin nëpër rrugë nga 50-60 njerëz. Krejt shteti jetonte nën frikën e terrorit. U vendos ora policore dhe njerëzit, në mbrëmje, nuk guxonin të dilnin jashtë. Në çdo moment ndonjë i marrë mund të të merrte në shenjë dhe të të vriste. Me mijëra të rinj të Turqisë e kanë dhënë jetën për ideologji të rreme. Qeverisja ndërrohej si në shiritin e filmit, por asnjëra prej tyre nuk mund t’i ndalonte trazirat. Pas kësaj ndodhi grushti i shtetit, dhe trazirat u larguan si me dorë. Populli i mjerë e ka parë shpëtimin pikërisht në këtë grusht shteti. I erdhi fundi terrorit dhe u rivendos qetësia në shtet. Detyra e provokuesvet tanë u krye dhe ata u larguan nga skena.
Loja që luajtëm këtu është, të çuarit e popullit në një situatë pa rrugëdalje dhe të pashpresë, pastaj të ofruarit e ‘shpëtimtarit’. Çfarëdo që të bëjë ‘shpëtimtari’ në këtë situatë, populli do ta pranojë me të dyja duart.”
Ozali, me kërkesën tonë, i ka hapur portat sa gjërë gjatë
“Qeverisja ushtarake e udhëhoqi shtetin edhe pak kohë dhe ia dorëzoi pushtetin njeriut që ia propozuam ne. Ai person ishte Turgut Ozali. Ozali, pikërisht ashtu siç ia patëm kërkuar, i hapi portat e shtetit sa gjatë gjërë. Firmat tona vërshuan si ujqërit mbi atë treg naiv. Fillimisht me çmime të ulët e mposhtën konkurencën vendese. Shteti u mbush sakaq me prodhime të Amerikës dhe të Evropës. Ndërkohë që firmat tona industriale i shpenzuan rezervat e veta, që shteti (turk) të arrinte të paguante importin, firmat tona financiare (bankat) e futën gradualisht atë shtet në shtratin e borxhevet me kuota të larta të kamatavet. Në këtë mënyrë, ne, në vitet 80, pothuaj të gjithë shtetevet në zhvillim e sipër, me këtë lloj projekti, ua kemi zënë frymën. Përveçse i kanë pasuruar fabrikat tona, duke blerë akis-VE-TIME-kapak-celal-bagar prodhimet, ata, për t’i paguar prodhimet në fjalë, merrnin prej nesh huara me shkallë të lartë kamate, dhe ashtu, nga viti në vit, i kemi futur në robërinë e borxhevet.”
Në Turqi paraja fitoi autoritet, kuptimet, si familja dhe miqësia, u harruan
“Në ndërkohë, me qëllim që krejt kjo të realizohej, Ozali hap pas hapi, nxirrte ligjet e nevojshëm. Ky shtet u inkuadrua me shpejtësi në sistemin e kapitalizmit të egër. Ne nuk mund as të ëndërronim që kaq shpejt të zbulohej mënyra agresive e eksportit. Populli filloi të merrej me mashtrime, me synimin që, me rrugë sa më të shkurtra, të pasurohej. Ryshfeti dhe korrupsioni, intrigat e gjithfarshme të bankavet shtetërore. Ka me dhjetëra skandale të bankavet. Kuptimet e familjes dhe miqësisë janë harruar prej kohësh dhe u bënë të nderuar vetëm ata që kishin para. Në krejt këtë proces, prodhimi vendës ra në grahmat e fundit, filluar prej firmavet të vogla, deri te më të mëdhatë, i ka përfshirë dallga e falimentit, i cili u përhap me shpejtësi të madhe. Në ndërmarrjet shtetërore, në postet e tyre drejtues, u vendosën ata njerëz që ne i rekomandonim dhe të cilët atje s’bënin tjetër, veçse dëme. Në fund, ato firma, ose u shuan, ose u morën prej firmavet tona me çmime të ulët, nën pretekstin e privatizimit.”
Fillimisht krijuam lëvizjen, në mënyrë që të gjallëronim projektin e një shteti kurd
“Ozali, të cilit ia patëm shplarë trurin, i hyri punës me ëndrra të freskëta, por, tevona, kur e pa efektin e këtij sistemi, iu dorëzua edhe vetë pasionevet në vorbullën e kapitalizmit. Filloi të pasurojë familjen e vet dhe miqtë e afërt. Arriti në një të atillë pozitë që, pranë Ozalit lindën princër dhe princesha, kurse ne u kujdesëm që ai të mos e kthente shtetin në monarki. Në të vërtetë, krejt ajo që po ndodhte, ish një komedi. Sidoqoftë, që të shihnim reagimin e shtetasvet, kërkuam prej tij që të flasë lidhur me krijimin e shtetit kurd. Por ajo ide i kushtoi rëndë. Ne, me qëllim që ta gjallëronim projektin e krijimit të shtetit kurd, krijuam lëvizjen me emrin PKK. Dhe, ndërsa ata po merreshin me atë lëvizje, shteti ra në humbje të mëdha ekonomike dhe tash, kur i hedhim sytë në ç’ka mbetur prej Perandorisë Osmane, shohim një grusht dhe, në të cilin rron Turqia e sotme, e cila ka arritur në gjendjen që të bëjë çdo gjë që ne i kërkojmë.”
Turqia është për ne shumë e rëndësishme, këtu gjendet, veç tjerash, edhe një pjesë e burimevet të ujit
Rokfeleri vazhdon me fjalimin e vet: “Dëshiroj të qëndroj edhe pak te Turqia, sepse ai vend ka pozitën më kryesore në botë dhe prandaj për ne është shumë e rëndësishme.
Nëse i shohim arsyet, atëherë do të them si vijon:
E para, një pjesë e rëndësishme e rezervavet ujore të shtetit të madh izraelit i përket Turqisë.
Arsyeja e dytë, se Turqia me shumicë myslimane është pararendëse e demokracisë. Nëse duam ta asgjësojmë islamin, atëherë jemi të detyruar të nisemi nga Turqia.
Dhe e treta, Turqia është urë midis Evropës e Azisë.
Nëse duam ta mbajmë naftën nën kontroll, gazin natyror, mineralet dhe pasuritë e tjera natyrore, atëherë ky shtet duhet të jetë nën diktatin tonë. Lindja e afërt është pak a shumë nën sundimin tonë. Në një të ardhshme të afërt, Kaukazi dhe shtete të tjerë të Azisë së Mesme do të fillojnë të bllokohen prej traziravet dhe përleshjevet, gjë që ne do të na përshtatet. Nëse do të bashkoheshin këta turq (myslimanë), nuk do të kish fuqi që do të mund t’i ndalte. Për shkak të këtij kërcënimi, agjentët tanë janë vazhdimisht të kujdesshëm. Sapo turqit të fillojnë procesin e afrimit, njerëzit tanë, të cilët gjenden në pozicionet kyç në vendet myslimanë, reagojnë njëkohshëm dhe krijojnë trazira dhe ashtu i pengojnë në qëllimin e tyre.”
Kryesorja mbi të gjitha është që turqit janë djepi i qytetërimit dhe që rrënjët e tyre rrjedhin nga sumerët
“Si arsye të katërt do të përmend që Turqia është vendi më i pasur në botë për mineralin e boritevet dhe ky mineral në të ardhshmen do të jetë më i rëndësishëm se nafta.
E pesta dhe më e rëndësishmja është se turqit janë djepi i qytetërimit. Turqit, 4000 vjet para erës sonë, kanë jetuar në territoret e Azisë së Mesme dhe, pas katastrofës së madhe, janë larguar prej atyre vendeve dhe, një pjesë kanë shkuar në Mesopotami, ndërsa të tjerët, arianët e atëhershëm, përmes Rusisë, kanë arritur në Evropë. Pra, bota e sotme në përgjithësi e pranon faktin që arianët janë qytetërimi i parë dhe që finlandezët, hungarezët e popuj të tjerë, e kanë prejardhjen nga turqit. Veç kësaj, është shumë e besueshme që qytetërimet, si ai asirëvet dhe hititëvet, në territorin e Anadollit kanë lidhje gjaku me turqit.
3500 vjet para erës sonë sumerët që jetonin në hapësirat e Mesopotamisë, janë i pari popull që ka shpikur shkrimin, i pari popull, i cili, për të vendosur drejtësinë ndër banorët, ka themeluar gjykatën, i pari popull që ka shpikur paranë dhe që mblidhte taksat, shkollën e parë ata e kanë themeluar dhe ata janë shpikësit e rrotës. Pra, sipas historianëvet dhe hulumtuesvet, ata janë pikënisja e qytetërimit dhe ai është qytetërimi që bartin turqit.
Pse?
Sepse sumerët nuk kanë qenë popull vendës në Mesopotami. Mbështetur në kërkimet, kemi arritur të kuptojmë që shumë fjalë turke e kanë prejardhjen nga gjuha sumere, kemi arritur deri te 1000 fjalë të së njëjtës prejardhje dhe, veç kësaj, turqit sot shfrytëzojnë me qindra thënie të urta të trashëguara prej sumerëvet. Gjysmëhëna ka qenë simbol i sumerëvet, ndërsa sot shohim që turqit në flamurin e vet kanë simbolin e gjysmëhënës. Grekërit dhe romakët në shumëçka kanë shfrytëzuar qytetërimin e sumerëvet. Për shembull, zbukurimet në ndërtesat e tyre dhe hyjnitë, kanë prejardhje të hyjnivet sumere.
Mirëpo, që këto gjëra të mund t’i fshehim, 2000 vjet para erës sonë, pra, edhe përkundër faktit që 1500 vjet pas sumerëvet, është shfaqur qytetërimi grek, ne të njëjtën gjë ia kemi paraqitur botës si qytetërimin më të hershëm. Edhe më interesant është fakti që qytetërimi egjiptian është më i moçëm se ai grek, por, edhe egjiptianët e kanë nivelin e qytetërimit që mund të ketë filluar me ndërtimin e piramidavet, 1000 vjet të mëvonshëm se ai i sumerëvet. Popujt maja dhe inkas kanë arritur në shkallën e qytetërimit, që gjithashtu mund të ketë filluar me piramidat, 2000 vjet mbas sumerëvet.”
Nuk kemi dashur t’i pranojmë turqit si djepin e qytetërimit, jemi detyruar që ta pengojmë një gjë të tillë
“Nuk kemi dashur t’i pranojmë turqit si djepin e qytetërimit, në të vërtetë, kemi bërë krejt të kundërtën, e kemi vjedhur trashëgiminë e tyre kulturore historike dhe ia kemi paraqitur botës si barbarë, si popull, i cili nuk njeh të drejtën dhe drejtësinë dhe në këtë kemi pasur sukses shumë të mirë. Mbretërit sumerë, Urikagina dhe Urnamu, kanë krijuar një popull me fe politeiste dhe, me qëllim që të vendosnin rregull dhe të pengonin padrejtësinë, kanë themeluar ligjet, ashtu që ata kanë qenë pararendësit e kohës sonë, ndërsa Turqia e sotme është një komb monotheist, por në të sot, në saje të përpjekjevet tona mbizotëron prostitucioni, ryshfeti dhe korrupsioni, hajnia, padrejtësia, pasurimi i pandershëm dhe dallimi i madh në shoqëri.
Në të vërtetë, nëse njeriu do t’i lexonte librat historikë, do ta shikonte të vërtetën e mirëfilltë, por njeriu i sotëm e ka bezdi të lexojë dhe i beson çdo gjëje që dëgjon.
Madje edhe unë vetë kam besuar, deri në një moment, se anglezët janë kombi më i civilizuar.”
Desha ta ndryshoj temën, pasi nuk më pëlqeu ajo që dëgjova.
Nuk ka qenë e vështirë të rrëzohet Perandoria Osmane
Kam pyetur: “Si mendoni t’i zotëroni vendet e botës?“ Rotshildi, me një qëndrim më të sigurtë se imi, ka nisur të flasë.
Rotshildi: „Dëshiroj të të tregoj fuqinë tonë, duke prurë shembuj nga historia. Në Luftën e Parë Botërore ne donim t’i asgjësonim perandoritë, të cilat kanë qenë kundër nesh, por më e rëndësishmja prej të gjithavet ishte që të copëtonim Perandorinë Osmane, në mënyrë që të mund të zotëronim rezervat e naftës në Lindjen e Afërt dhe me ç’rast do t‘i hapnim rrugë krijimit të shtetit të Izraelit. Themeluesi i shtetit të Izraelit, Teodor Herlci (Theodor Herlz), ka shkuar te sulltani i atëhershëm, Abdyl Hamiti II, dhe, nëpërmjet mbështetjes financiare të familjes sonë, ka ofruar para në këmbim të shtetit palestinez. Por sulltani na ka refuzuar. Ne nuk e kishim vështirë ta asgjësonim Perandorinë Osmane. Për arsye se sulltanët osmanllinj, në vend të turkeshavet, janë martuar me vajza të vendevet që i pushtonin, të cilat kishin fe tjetër dhe komb tjetër. Kuptohet, si sulltanesha Hurem, kish edhe të tjera që thoshin fjalën kryesore në shtet dhe ato, si të huaja, bashkë me të huaj të tjerë, kanë ndjekur një politikë rrënuese në atë shtet, pikërisht ashtu siç e kemi dashur ne. Kurse sulltanët kanë besuar se shteti ishte në duar të sigurta dhe janë dhënë pas luksit e rehatisë. Kështu ka filluar shkatërrimi i Perandorisë Osmane. Osmanët kanë filluar të humbasin territore, pasi organizatat tona masonike e çonin popullin në kryengritje. Thesari u shpenzua pa plan. Pas luftës ishim shumë pranë realizimit të qëllimit, por përpara nesh është shfaqur lideri i quajtur Ataturk, dhe kemi qenë të detyruar që planet tanë t’i shtyjmë për pak kohë. Doemos që stabilitetin tonë financiar dhe pasurimin tonë e kanë dhjetëfishuar indistritë ushtarake. Nga fundi i Luftës së Parë Botërore, monarkia si tezë, është përballur me demokracinë si antitezë dhe me sintezën e tyre ka lindur komunizmi.
Hitleri ka ardhur në pushtet me ndihmën tonë, dhe kjo ka ndodhur për arsyen se hebrenjtë e këtushëm nuk kanë ndihmuar në krijimin e shtetit të Izraelit.
Shkaku kryesor për fillimin e Luftës së Dytë Botërore ka qenë, pikërisht si tani, kriza botërore ekonomike, ndërsa, në anë tjetër, është e rëndësishme të theksohet se diaspora jonë, pra hebrenjtë që nuk jetonin në Tokën e Shenjtë, nuk e kanë ndihmuar krijimin e shtetit të ri izraelit dhe nuk kanë dëshiruar të kthehen në atdheun e vet. Pozicioni, në të cilin janë gjendur Hitleri dhe shumica e kombit gjerman, sigurisht që është krijuar me ndihmën tonë financiare. Gjigantët financiarë amerikanë, ngjashëm me Harrimanin dhe Garanti Trustin, nëpërmjet ndihmës me mallrat e mbretit gjerman të çelikut Tiseni dhe me ndihmën e organizatës Tule, Hitleri është bërë i fuqishëm për të filluar luftën botërore. Për këtë punë e kemi zgjedhur Hitlerin, sepse ai i urrente hebrenjtë. Shkaku i urrejtjes së tij është, sepse gjyshja e tij kish qenë shërbyese te një hebre i pasur dhe kish mbetur shtatzënë me të. Kur e ka marrë vesh e zonja e shtëpisë, e kanë përzënë nga shtëpia. Gjyshja e Hitlerit, me foshnjën ndër duar, pra me të jatin e Hitlerit, pasi nuk ka gjetur dot një punë tjetër, është kthyer në fshatin konzervativ katolik te i jati. Hitleri e ka marrë vesh me kohë këtë tregim, prandaj dhe ka ushqyer urrejtje të madhe ndaj hebrenjvet. Hebrenjtë që refuzonin të ktheheshin në atdheun e vet, i kemi sakrifikuar me qëllim që të trembnim të tjerët dhe kemi lejuar disa genocide më të vegjël mbi ta. Jo në atë masë që ia kemi paraqitur botës, me miliona hebrenj të vrarë. Atë skenar e kemi sajuar ne. Tash, me të njëjtin skenar genocidi e fajsojmë Turqinë për genocidin mbi armenët. Kjo akuzë e pamend për genocid është lëshuar mbi turqit dhe do t’i detyrojmë ata që ta paguajnë dëmin me vlerë miliarda dollarë. Kjo gjithsesi do të përbëjë një goditje të fortë mbi ekonominë e Turqisë.“
Bomba atomike nuk mund të hidhej në Gjermani, ku jetonin hebrenjtë, prandaj dhe është provokuar Japonia
„Kryetari i atëhershëm sionist, Ajnshtajni, i ka dërguar letër presidentit të Amerikës Ruzvelt, me synimin që, nën emrin Projekti i Manhatanit, të prodhojë bombën atomike, gjë që për një kohë të shkurtër ka dhënë rezultat. Por ka ekzistuar një problem: Kjo bombë është tepër e fuqishme dhe, që të provohet fuqia e saj, Amerika ish e detyruar të hynte në luftë. Ndërkohë, në qytetet e Gjermanisë jetojnë shumë hebrenj, kështu që aty s’kemi mundur ta hedhim bombën atomike. Japonia është provokuar dhe, para se ta përhapnim lajmin, jemi zbavitur me emocionet e popullit amerikan dhe, me atë mënyrë, ia kemi dorëzuar vdekjes qindra mijë amerikanë, të cilët janë vrarë, por për të gjitha këto, i kemi mbyllur sytë dhe e kemi zgjidhur problemin e bombës atomike.“
Shteti izraelit është krijuar në saje të shpirtmadhësisë së familjes Rotshtild
„Dhe ashtu u hodh themeli i shtetit të Izraelit më 1948, që është paraardhësja e krijimit të perandorisë izraelite, themeluar prej ndihmës financiare shpirtmadhe të familjes Rotshtild. Ordo Ab Chaos (rregulli nga kaosi Gj.D.) ka rezultuar sërish i efektshëm. Në ndërkohë, shtetet që kanë falimentuar në luftë, kanë filluar të marrin hua prej organizatavet Harriman, Rokfeler, Vanderblit dhe Rotshtild.“
Bashkimit Sovjetik i janë dhënë vende të mjaftueshëm, i kemi dhënë edhe mbështetje financiare
„Bashkimi Sovjetik, sipas dialektikës hegeliane, është krijuar si kundërfuqi. Korporata Inernejshnëll Barnsdal e Amerikës ka dhënë pajisjet e nevojshme dhe prapë V.A.Harriman Kompani dhe Garanti Trust, i kanë dhënë mbështetje financiare për të kërkuar naftë e minerale të tjerë dhe ashtu është përmirësuar ekonomia. Në ndërkohë, bota ka filluar të zgjedhë midis kapitalizmit dhe komunizmit. Ne, si mbrojtës të kapitalizmit, Bashkimit Sovjetik, si një kundërfuqie, i kemi ndarë vende të mjaftueshëm, në mënyrë që këtë lojë të mund ta vazhdonim.“
Kina ende nuk është nën kontrollin tonë, por kontributi i saj në ekonominë amerikane është gjigant
„Kina, falë teknologjisë dhe fuqisë së trustit që ia ka dhuruar Bektel Korporata amerikane, është sot superfuqi botërore. Ky është shteti i vetëm në botë që nuk gjendet nën kontrollin tonë. Por, ata janë shumë të pranishëm në ekonominë amerikane, sepse është fuqia punëtore e lirë. Punëtorët që punojnë për një rrogë prej 30 dollarësh janë ëndërr e ëmbël për secilin pasanik tonin.
Luftërat në Vietnam, Kore, Kamboxh, Tajlandë, Indonezi, Afganistan, Iran, Irak, Jugosllavi, kanë ndihmuar në përsosjen dhe testimin e industrisë së luftës. Do të vazhdoj me fjalimin tim në atë mënyrë që do të ju jap shembuj të shkurtër nga e gjithë bota:
- Lufta në Vietnam ka shërbyer, që SHBA-ja dhe BS-ja të testojnë armët e veta të reja. Ai ka qenë një rast që nuk e kemi lënë pa e shfrytëuar dhe njëkohësisht jemi ndarë prej armësh të vjetra. Armatimi kimik nën emërtimin Axhënt Orenxh (Agent Orange), testuar te bimët, ka pasur pasoja vdekjeprurëse. Ai armatim e ka çuar një shtet në rrënim ekonomik.
- Lufta në Kore e ka ndarë shtetin korean në 2 pjesë dhe ëndrra e përparimit të tij ka rënë në ujë. Në atë mënyrë, ekonomia shtetërore është shkatërruar. Veç kësaj, në këtë vend kemi testuar embrion-bombat dhe gjithfarë helmesh ngjashëm me dioksinën së bashku me komponime të ndyshëm biologjikë.
- Në vitin 1970 lideri i Kamboxhit, Sihanuku, e ka refuzuar bashkëpunimin tregtar me Amerikën dhe ai është rrëzuar me një grusht shteti dhe, në krye të qeverisë, e cila luftonte me kaosin, ka ardhur Pol Poti me kmerët e kuq.
- Në Tajlandë gjithashtu e kemi rrëzuar qeverinë dhe kemi vendosur një regjim diktatorial. Tajlanda ka punuar për ne vite me radhë.
- Në vitet 1957-1958, presidenti i Indonezisë, Suharto, pasi ka marrë ndihmë në armatime nga SHBA-ja, e ka pushtuar Timorin Lindor dhe, për vite me radhë, ka krijuar kaos, janë bjerrë me mijëra njerëz.
- Lufta në Afganistan ka qenë rast i madh për Rusinë, për të përsosur industrinë e vet të luftës. Ndërsa ne gjithashtu e kemi shfrytëzuar atë rast të madh, për të parë efektin e armëvet tona. Veç kësaj, ky vend zotëron pasuri të mëdha natyrore. Qeveria në Afganistan është në tërësi nën kontrollin tonë.
- Lufta midis Iranit dhe Irakut ka filluar në atë mënyrë, që i kemi bërë Sadamit premtime të mëdhenj. Detyra e parë ka qenë që t’i bombardojnë njëri-tjetrit instalimet e naftës. Secili prej atyre shteteve, të pasur me naftë, që të fitonte luftën, ka blerë armë prej nesh, me ç’rast e ka prurë shtetin e vet deri në buzë të falimentit. Në fund, të gjithë qytetet dhe instalimet e naftës do të rindërtoheshin nga ana jonë. Kjo sërish e hapte rrugën që ata të merrnin borxhe prej nesh.
- Në vitet 1990, në luftën e Jugosllavisë, kemi përdorur bombat kasetë. Kjo mrekulli teknike, bombën kasetë, para se të bjerë në tokë, e shpërthen në qindra bomba të vogla, shumica e të cilavet bien në tokë pa eksploduar dhe presin gjithë kohën në mënyrë aktive viktimat e veta.“
Rotshtildi thotë: „Këta shtete tash janë tërësisht nën kontrollin tonë dhe besoj që nuk jam i detyruar t’jua shpjegoj këtë me hollësi“ dhe pushon pak. „Të gjithë shtetet i mbajmë nën kontroll, në të kundërt, organizojmë mësymje terroriste. Në vendet e Evropës kemi organizatat informative, si psh Glaudio në Itali, dhe në saje të atyre organizatave dhe njësive, krejt shtetet i mbajmë nën kontroll. Sulmet mbi sinagoga në Stamboll dhe sulmet mbi hekurudhat në Madrid, janë kërcënime të vegjël drejtuar atyre vendeve për padëgjueshmërinë e tyre. Rrënimi i Tuin Tuersit (Twin Towersa) në Njujork, sulmi mbi Pentagon (11 shtator 2001 – sh.b), bombardimi i Kenias dhe i Arabisë Saudite, janë kryer përpikmërisht sipas udhëzimevet tanë dhe sipas planit tonë.“
Në fund pyeta veten: „A ka ndonjë vend në botë ku këta nuk i kanë futur gishtat e vet?“ Rokfeleri, për habinë time, më shikoi, e piu pijen e vet me fund dhe përfundoi me fjalët: „Në botë asnjë mafie dhe as edhe një punë ilegale nuk mund të kryhet pa lejen tonë. Midis tjerash, të gjitha organizatat tona kanë shpenzime të shumtë. Burimi i financavet të tyre janë paratë, të cilat mblidhen pa taksa, falë donacionevet dhe kontaktevet tanë me mafien. Askund në botë, asnjë mafie, nuk mund të veprojë dhe punojë në ilegalitet e shteti të mos dijë për të dhe të mos e lejojë veprimtarinë e saj. Që të mund të veprojnë, thjeshtë janë të detyruar të punojnë me njerëz të kreut të shtetit. Të atillë qeveritarë janë zgjedhur veçanërisht dhe ata janë njerëz të uritur për para dhe, kur të jenë ngatërruar njëherë në ato punë, për ta s’ka më rrugëdalje. Në krejt botën mafia punon nën kontrollin tonë. I përcjellim në mënyrë të veçantë fitimet me drogë dhe me armë, sepse ato janë paratë më të ëmbla. Me ato para të fituara, ne financojmë bashkëpunëtorët tanë dhe llojet e tjerë të korrupsionit.
Pse jetojnë në begati SHBA-ja dhe Evropa Perendimore, ndërsa pjesa tjetër e botës, 5 miliardë e tyre punon për 1 miliardë të shoqërisë sonë?
Këta shembuj janë, më besoni, vetëm maja e ajsbergut që mund të shikohet nga jashtë. Siç e thamë, ne kemi kontrollin në secilën pjesë të botës. Pra, jeni bindur sa është i dobishëm dhe i suksesshëm qëllimi ynë, udhëhequr nga dialektika hegeliane.
- A e keni pyetur ndonjëherë veten, përse banorët e SHBA-së dhe Evropës Perendimore rrojnë në begati e rehati, ndërsa pjesa tjetër e botës lufton me mjerimin, skamjen dhe me trazirat?
- Sepse raca jonë është një racë e zgjedhur, të tjerët s’janë veç skllevërit tanë. Nëse dëshirojnë të jetojnë, krejt jetën e tyre janë të detyruar të punojnë vetëm për ne. 5 miliardë njerëz në botë punojnë për 1 miliardë të njerëzvet tanë. Të gjitha pasuritë derdhen në firmat tona dhe prandaj vendet tanë janë të përparuar. Dhe, derisa vendet tanë të përparuar përparojnë ditë për ditë gjithnjë e më shumë, në vendet e botës së tretë ekonomitë bien, banorët futen në luftëra të kurdisura dhe kanë rënë në gropën e mjerimit, prej nga nuk ka rrugëdalje, ndërsa bashkëpunëtorët tanë jetojnë në luks e begati duke pritur urdhërat tanë.
Bashkëpunëtorët tanë në të ardhshmen e afërt, nën patronatin dhe drejtimin tonë, do të udhëheqin qeverisjen e re botërore. Banorët e vendevet të botës së tretë, në varësi me gjendjen arsimore, do të punojnë për ne si punëtorë të thjeshtë, kurse popujt e zhvilluar, ngjashëm me ne, do të qëndrojnë sipër tyre dhe do t’i qeverisin ata në një sistem hierarkik. Njerëzit që i takojnë kësaj klase, do të punojnë gjatë gjithë vitit dhe do të kenë vetëm të shtunën të lirë, ndërsa krejt festat e tjera do të ndërpriten. Ata do të punojnë për një rrogë, që do ta kenë vetëm për bukë. Në dallim prej tyre, klasa jonë njerëzore do të punojë fare pak në një ditë, ndërsa pjesën tjetër të kohës do ta kalojë në kënaqësi dhe shthurje.“
Fillimisht këtë reportazh e kam kuptuar si një ëndërr, megjithatë, kur më bien ndër mend pamjet e vendevet të tjerë të botës, e kuptoj që realizimi i kësaj ëndrre ka filluar tashmë me të madhe. Dhe vërtet, megjthse televizorin e shoh rrallë, më bien në sy lajmet mbi skenat e përditshme të luftëravet, më kujtohen njerëzit që me vite rrojnë në mjerim edhe uri. Megjithatë, unë s‘jam veçse një gazetar dhe nuk kam shumë kohë për të gjurmuar të gjithë shkaqet e një të këtillë gjendjeje.
Huazuar