
Miku im i dashur! Edhe “ne” që jetojmë këtej “gardhit”, kemi abetaren tonë, ani se emri nuk i lexohet në origjinal. Pavarësisht se këtejpari, ca njerëz të papërgjegjshëm, që dikur moti kur punonin në Ministrinë e Arsimit dhe shkencës, ia nëpërkëmbën dhe ia ndryshuan emrin, ani se emrit të saj i ngjitën nofkën “nn”.., edhe “ne”, kemi abetaren të hartuar (1977) nga poeti, nga “Lajmëtari i së ardhmes”, nga ish-kryeredaktori i revistës për fëmijë, “Fatosi”, nga mësuesi prej normalisti nga Ladorishta, nga pishtari i arsimit shqip, nga njeriu i cili në vitin 1968 u dënua me 18 muaj heqje lirie, për arsye se në një “Kuvend” prej poetësh nga shkupi, kishte thënë: “do të vjen koha kur edhe ju vjershëtor prej nacionalistësh të egër, do të fshini rrugët e tiranës”(e huazuar).., nga njeriu, të cilin prindërit e tij, e quanin, Mehmedali Hoxha. Unë shpresoj, se gjuhëtarët shqiptarë, nuk do më “qortojnë”, pse këtij statusi, i mungon “redaktimi!”
PS
VJERSHËTAR YNË I DASHUR, MEHMEDALI! FALEMINDERIT PËR KONTRIBUTIN TËND TË ÇMUAR, “KARSHI” ARSIMIMIT TË BREZAVE PREJ GJAK SHQIPTARI!
