Kështu të paktën kan shkruar mediat lokale duke thënë se trupi i pa jet i 24- vjeçarit të zhdukur Arsim Zendeli u gjetë në lumin e Detroitit të Shtunën, tha policia, duke shtuar se trupi i tij u zbulua për herë të parë nga një peshkatar në zonën përreth lumit.
Sipas zyrtarëve, të policisë saktësohet se të Shtunën, 16 maj 2020, Departamenti i Policisë Grosse Ile u njoftua se është gjetir një trup në ujrat e lumit në Detroit pranë ishullit Celeron, ndërsa sot Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut Wayne konfirmuan identitetin e trupit të pajetë i cili është 24- vjeçari Arsim Zendeli.
Arsim Zendeli ka humbur që nga 7 Prill. Ai u largua nga shtëpia e tij herët në mëngjes në automjetin e tij. Policia tha se automjeti u gjet disa orë më vonë me dëme të vogla në pjesën e përparme në parkingun e Edge Water në Grosse Ile.
Policia dhe anëtarët e familjes për 40 ditë thanë se kanë kontrolluar me helikopter, me patrulllime në ujë dhe kanë përdorur në kërkim dhe ekipe të polumbarve si dhe qentë nuhatës K-9 por pa sukses, deri sa uji vet e nxorri mbi sipërfaqe trupin e pa jet të 24 vjeçarit Arsim Zendeli i cili është shqiptar nga Struga me banim në SHBA