Njëri prej futbollistëve më të mirë të Feronikelit, Besmir Bojku, është testuar të mërkurën për koronavirus dhe ka dalë negativ.
Lajmin për Sportin në KTV e ka bërë të ditur Bojku, që të enjten pritet t’i bashkohet skuadrës në përgatitje për rifillim të sezonit.
“E kam bërë testin sot në Shkup dhe kam dalë negativ. Të enjten do t’u bashkohem lojtarëve tjerë të ekipit në stërvitje”.
“Shpresoj që ky sezon të përfundojë në mënyrën më të mirë e pa ndonjë problem. Dua ta ndihmoj Niklin në objektivat që i kemi, në Kupën e Kosovës po ashtu”, deklaroi Bojku.
Strugani në kohën e pandemisë ka qenë në vendlindje (Strugë) dhe ka ushtruar individualisht.