Bekteshi shpall paketën e tretë financiare në Strugë.

Sot, së bashku me kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko, realizova një takim pune me përfaqësuesit e Shoqatës së Hoteleve të Maqedonisë (HOTAM).

Atyre ua prezantova masat për mbështetjen e turizmit nga Pakoja e tretë e masave të Qeverisë dhe dëgjova mendimet dhe kërkesat e tyre se si të ringjallim sa më shpejtë sektorin e turzimit dhe hotelierisë.

Në pakon e tretë të masave që kemi miratuar, janë paraparë kuponë për turizëm vendas në vlerë prej 100 euro dhe një kartelë pagesore në vlerë prej 50 eurove.

Qytetarët do mund të pushojnë dhe të kalojnë pushimet verore brenda shtetit, dhe me këtë do të përmirësojmë turizmin vendas. Kjo masë përfshin të gjithë qytetarët e punësuar që marrin pagë më pak se 15,000 neto në muaj dhe nuk kanë të ardhura të tjera.

Kjo masë mbulon rreth 100 mijë qytetarë dhe vlera e përgjithshme është 16 milion euro.