Qan hallet e botës, The Economist për t’u qarë: pushon 1.300 punëtorë nga kriza pandemike

Kompania shumëkombëshe britanike The Economist do të zvogëlojë numrin e të punësuarve në të gjithë botën me shtatë përqind, ku rreth 1.300 sosh do të humbasin punën e tyre, që është pasojë e pandemisë COVID-19, sipas faqes britanike PressGazette.

Gjithashtu, për shkak të ndikimit të pandemisë në tregun e mediave të shtypura, kompania “The Economist” vendosi që revista e tyre për kulturë dhe mënyrë jetese “1843” të publikohet vetëm në format dixhital në të ardhmen.

Dy-vjeçari “1843”, i quajtur me emrin e vitit të themelimit të tij, dhe i njohur më mirë si revista motër e The Economist, e cila është ri-quajtur si “Intellegent Life” që nga viti 2016, nuk do të shitet në versionin print, por do të botohet vetëm në formë dixhitale.

Sipas PressGazette, pushimet nga puna nuk do të ndikojnë në bordin editorial të The Economist, por shkurtimet do të lidhen me ngjarje, zgjidhje të reja për klientët, si dhe agjencinë e marketingut TVC, e cila është pjesë e grupit të mediave.

Ulje e të ardhurave mujore

Një zëdhënës i grupit tha se ishte marrë një vendim i vështirë për të ristrukturuar kompaninë dhe për të zvogëluar numrin e pozitave dhe vendeve të punës në pjesët më të prekura nga pandemia.

“Secili prej kolegëve tanë në largim ka pasur një rëndësi të madhe për ne për të ndërtuar biznesin që kemi sot dhe po largohet me mirënjohjen dhe premtimin tonë të madh që të vazhdojmë të ndërtojmë kompaninë në trashëgiminë që lanë pas,”tha një zëdhënës për The Economist.

Si masa shtesë në procesin e kursimit të kësaj kompanie, CEO Lara Boro, Kryeredaktori Zanny Minton Beddoesi, ekipi menaxhues si dhe bordi, pranuan vullnetarisht një ulje të të ardhurave të tyre mujore.