Nata KADRIT,por jo vetëm!

Nata KADRIT,por jo vetëm!

لَيْلَةُ الْقَدْرِ خَيْرٌ مِنْ أَلْفِ شَهْرٍ
Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! (kadr-3)

-Jo vetëm natën e Kadrit,por në çdo kohë duhet të lutemi tek i madhi Allah xh.sh.,sepse lutjet nuk janë vetëm Sezonale.

-Ne dëshirojmë të shfrytëzojmë këtë rast për t’ju kujtuar një lutje tjetër e cila është një mësim shumë i mirë, dhe unë do t’ju kërkoja ta shkruani këtë lutje në një copë letër dhe ta ngjitni diku në një vend të dukshëm në dhomën tuaj të gjumit. mësoni nga zemra sa më shpejt të jetë e mundur dhe të mbani mend ta lexoni atë çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje .

Një lutje që të çon në Parajsë

I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Kush ngrihet në mëngjes dhe i shqipton këto fjalë, unë jam garantuesi i tij, d.m.th., do ta marr për dore dhe do ta çoj në Parajsë. Kush zgjohet dhe i thotë këto fjalë:

رَضِيتُ بِاللهِ رَبًّا وَ بِالإسْلاَمِ دِينًا وَ بِمُحَمَّدٍ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَ آلِهِ وَ سَلَّ نبيا

“Reditu billahi Rabben ve bil-islami dinen vebi Muhammedin, salallahu alejhi ve sellem, nebijjen

(Unë jam i kënaqur që Allahu është Zoti im, Islami është feja ime dhe Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, është Pejgamber). ” (Hadithi i regjistruar nga At-Tirmidhiu, dhe hadithi është sahih)