Ky është vendi në kolaps nga COVID-19, me presidentin që proteston kundër izolimit social

Sistemi i kujdesit shëndetësor në Brazil është në prag të kolapsit, ndërsa vdekshmëria prej koronavirusit në këtë vend të Amerikës së Jugut po rritet vazhdimisht.

Sidoqoftë, Presidenti Jair Bolsonaro u takua me një turmë mbështetësish gjatë fundjavës, duke iu bashkuar atyre në një protestë tjetër në Brazil kundër bllokadës.

Kryetari i komunës Sao Paulo paralajmëroi se sistemi shëndetësor në atë qytet mund të shkërmoqet shumë shpejt nëse banorët nuk ndjekin udhëzimet e distancës sociale.

“Qyteti po arrin një kufi,” tha Bruno Kovas, duke shtuar se nëntë nga dhjetë shtretërit në njësitë e kujdesit intensiv janë plot.

Sidoqoftë, një mesazh paksa ndryshe po vjen nga kabineti presidencial. Ai kundërshton masat e rrepta të distancimit shoqëror dhe protestat, të cilat ai vetë i vizitoi, janë bërë të rregullta.

Menjëherë pas protestës, Bolsonaro u takua me një grup të rinjsh që mbanin uniforma ushtarake në pallatin presidencial. Ai tha për ta se ata duan të tregojnë respektin e tyre ndaj presidentit. Grupi u lut për Brazilin dhe thirri “Bolsonaro jam unë”, raporton CNN.

“Mbi të gjitha, njerëzit duan lirinë, ata duan demokracinë, duan respekt”, tha ai në një përshkrim