Forcat Ajrore të SHBA nisën me sukses avionin misterioz Atlas V, i cili mbante satelitin X-37B për një mision sekret.
Avioni-raketë u lëshua të dielën nga Cape Canaveral , një ditë pasi moti i keq ndaloi planet për lëshimin e së shtunës.
Avioni do të vendosë satelitin në orbitë dhe gjithashtu do të testojë teknologjinë e rrezatimit të energjisë, shkruan BBC.
Ky është misioni i gjashtë i këtij lloj avioni në hapësirë.
Nisja u ishte kushtuar njerëzve që janë në “vijën e parë” të luftës kundër pandemisë dhe atyre që preken nga COVID-19.
X-37B është një program i klasifikuar dhe dihet shumë pak rreth tij. Pentagoni ka zbuluar shumë pak detaje në lidhje me misionet dhe aftësitë e avionit.
“Ky mision X-37B do të bëjë më shumë eksperimente sesa çdo mision tjetër i mëparshëm,” tha Sekretari i Forcave Ajrore Barbara Barrett në fillim të këtij muaji.
Një nga eksperimentet do të testojë efektin e rrezatimit në fara dhe materiale të tjera.
Programi X-37B filloi në 1999. Avini i ngjan një versioni më të vogël të anijes hapësinore.
Në këtë kohë nuk dihet se sa do të zgjasë misioni.