Taxh el-Arus: Mbi rafinimin e shpirtit
Pjesa e 5
Ibn Ataullah el-Sekenderi
Kushdo që i afrohet fundit të jetës dhe dëshiron të rekuperojë atë që i ka shpëtuar, le ta preokuptoj veten me lutje gjithëpërfshirëse. Sepse nëse ai e bën këtë, jeta e tij e shkurtër do të bëhet e gjatë në efekte. Për shembull, ai mund të thotë, “Lavdia i qoftë Zotit të Plotfuqishëm, dhe qoftë Ai lavdëruar aq sa numri i krijesave të Tij, në përmasën që i pëlqen vetes së Tij, në një madhësi po aq të madhe sa Froni i Tij, dhe aq gjerësisht sa fushëveprimi i fjalëve të Tij ”. Po kështu, ai që nuk ka arritur të angazhohet në shumë agjërime dhe namaze nate, duhet ta preokupojë vetveten duke dërguar salavate ndaj Profetit. Sepse, edhe nëse përmbush çdo urdhërim të Zotit gjatë gjithë jetës, atëherë nëse Zoti do të dërgonte një salavat të vetëm mbi ty, ky salavat do t’i tejkalonte të gjitha veprimet e bindjes që ke kryer gjatë gjithë jetës. Kjo sepse ndërsa ti dërgon salavate mbi Profetin në proporcion me kapacitetin tënd, Allahu dërgon salavate mbi ty në proporcion me rubibijen e Tij (te qenit e tij Rab). Kjo ndodh në rastin kur Allahu dërgon një salavat të vetëm. Po sikur, siç tregohet në hadithin e saktë, Allahut do të dërgonte dhjetë salavate mbi ty çdo herë që i dërgon një salavat të vetëm Profetit? Sa e bukur është jeta kur jetohet në bindje ndaj Zotit përmes përkujtimit të Zotit ose dërgimit të salavateve mbi
Profetin!
Përcillet se kafshët e presë kapen dhe pemët keputen vetëm për shkak të gabimeve të vazhdueshme të tyre në përkujtimin e Zotit. Asnjë hajdut nuk vjedh një shtëpi ndërsa banorët e saj janë zgjuar. Përkundrazi, ai e bën këtë gjatë gabimeve të tyre ose kur ata janë në gjumë.
Kushdo që e di se koha e tij e nisjes është afër nxiton të përgatitet për të. Kushdo që e di se veprat e mira të të tjerëve nuk do t’i sjellin dobi, përpiqet me zell për të bërë mirë vetë. Kushdo që del në pension pa marrë parasysh jetën e tyre, pëson humbje pa e njohur atë. Dhe kushdo që emëron një agjent dhe zbulon tradhtinë e tij, do ta pushojë prej pune. Ky është rasti me veten tuaj: ju keni zbuluar tradhtinë e tij (d.m.th. nefsit), kështu që hiqeni atë nga autoriteti dhe kufizoni mjetet e tij të hyrjes.
Nëse shihni një neglizhencë të qëllimshme, një dëshirë mishore të palëkundur dhe mosbesim në veten tuaj, ky është profili juaj natyror. Por nëse sheh pendim, droje dhe abstenim, kjo është puna e Zotit. Është njësoj si të shohësh portokal, fiq dhe mollë në vendin ku jetoni. Këto janë fruta normal të vendit tuaj. Por nëse shikoni bozhure, hurma arabie të pjekura, misk dhe ambergris, ta dini se këto të janë sjellë ty nga vetë Zoti. Sepse këto gjëra nuk janë prodhime vendase të tokës tënde. Misku nxirret nga gazelet Irakiene ndëra Ambergris nga Oqeani Indian.
Ngjashmëria midis teje dhe besimit tënd kur nuk i bindesh Zotit është si ajo e diellit gjatë një eklipsi diellor ose një llambe mbi të cilën është vendosur një fletë letre: është atje, por ajo që e mbulon e bllokon dritën e saj. Në rrethana të tilla, duhet të marrësh pjesë në mexhliset (seksionet) në xhami për të restauruar dhuntintë njohëse tuaja. Edhe nëse jeta jote është e shkurtër, ajo do të bëhet e gjatë përmes arritjes së besimit, përulësisë, vetëshuarjes, drojes, soditjes, dhikrit etj. Sikur ta dije besimin e vërtetë, nuk do t’i afroheshe mosbindjes. Por mjerisht, nuk ka asnjë borxhli me kriminel se nefsi (vetvetja), nuk ka armik më të madh se Shejtani dhe asnjë kundërshtar më të fortë se pasioni i padisiplinuar.
Asgjë nuk i zmbraps dispozitat që vijnë nga Zoti ashtu si arroganca. Sepse shiu vendoset vetëm në rrafshnalta dhe jo në male. Kjo është ngjashmëria e zemrave të arrogantit. Mëshira rrokulliset prej tyre dhe bie në zemrat e njerëzve të përulur. Dhe me arrogancë nënkuptojmë ata që hedhin poshtë të vërtetën, jo ata që vishen firmato. Në të vërtetë, arroganca është shpërfillje ndaj së vërtetës, d.m.th., duke e lënë atë mënjanë dhe përbuzje për njerëzit. Dhe mos mendoni se arroganca banon vetëm tek njerëzit me fuqi ose pasuri. Përkundrazi, mund të qëndrojë në atë që nuk ka ushqim të mjaftueshëm për një natë të vetme. Megjithatë, ai përhape korrupsionin në vend të së mirës, për shkak të arrogancës së tij ndaj krijesave të Zotit…