Kush ndjehet i nënçmuar !

Kush ndjehet i nënçmuar !

………Allahu ia vulos zemrën çdo mendjemadhi e dhunuesi.”(Suretul Gafir -35)

-Njëherë një grup me të rinj të fshatit të dëshironin të tallen me dikë.
Duke parë një lypsar , ata synuan të tallen me atë. Ata e rrethuan dhe filluan të talleshin me fjalë nënçmuese dhe fjalë të shëmtuara. Ata talleshin me rrobat e tij, se ai ishte i zbathur dhe se ai ishte një lypsar.

Plaku nuk u mërzit aspak. Me një buzëqeshje, ai i dëgjonte fyerjet e tyre,por vetëm qeshte. Ai u ul mbi një guri dhe dukej se po e shijonte shfaqjen. Kjo i iritoi edhe më shumë të rinjtë . Ata hodhën mbi atë të gjitha fyerjet e mundshme.

Përfundimisht të rinjtë lodhen shumë. Ata shpenzuan të gjithë energjinë e tyre me fjalë të shëmtuara. Ata e shikuan plakun, duke pritur që ai të thotë diçka. Ai i pyeti ata:

“A u kënaqët?” A ju ofroi kënaqësi duke më ofenduar? Nëse po, atëherë edhe unë jam i kënaqur “.
-Ata prisnin gjithçka përveç këtij qëndrimi. Ata donin të nxirrnin nga plaku ndonjë fjalë tëkeqe, ose të paktën të mbrohej.
Ata e pyetën:

“A nuk ndjehesh i tallur, i prekur, i nënçmuar?”

“Unë do t’ju shpjegoj pse nuk më keni fyer”, tha plaku me qetësi.
Së pari, përgjigjuni pyetjes sime: çfarë ndodh me një letër që i dërgohet një personi të caktuar dhe ai person nuk dëshiron ta marrë atë?”

“Si, çfarë po ndodh?” Të rinjtë u habitën. “Letra i kthehet atij që e ka dërguar”.

Të rinjtë të zemërur ia këthyen. “Dhurata në atë rast mbetet te dhënësi, ku tjetër?”

-Është e thjeshtë,njësoj me fjalët që dikush ju dërgon, por ju nuk i merrni ato: ato i kthehen dërguesit. Unë nuk i pranova fjalët e juaja.

Kujdes pra të dashur vëllezër çka nxirrni nga gojat tuaja për të tjerët!