Taxh el-Arus: Mbi përsosjen e shpirtit
Pjesa e trete
Ibn Ataullah el-Sekenderi
Kushdo që e shpërdoron shëndetin dhe mirëqenien e tij në mosbindje ndaj Zotit, është si një person, babai i të cilit i lë atij një trashëgimi prej një mijë monedhash floriri dhe ai shkon dhe e harxhon atë në gjarpërinj helmues dhe akrepa me të cilët ai vazhdon të rrethojë veten. Njëherë i kafshuar nga gjarpëri e herë tjetër i pickuar nga akrepi, a nuk do ta vrasin (personin) përfundimisht?
Ti harxhon orë të tëra duke shkelur vullnetin e Tij. Je si një hut që rri pezull në kërkim të kufomave të vdekura; kudo që ta gjejë një, ajo zbret mbi të. Përkundrazi, ji si një bletë, e vogël në madhësi, por e madhe në ambicie; mbledh të mira dhe jep të mira.
Për aq kohë sa je zhytur në vendet e mundimit, zhytuni tani në dashuritë e Zotit. Ky është realiteti që do t’ju tregojë rrugën. Por mjerisht, ai që është i vdekur si pasojë e gafletit nuk do të dekurajohet nga pengesat. Në të vërtetë, gruaja budallaqe qesh me vdekjen e fëmijës së saj. Në të njëjtën mënyrë, ju largoheni nga të qendruarit zgjuar natën (në adhurim) dhe nga të agjëruarit ditën dhe asnjë nga gjymtyrët tuaja nuk ndjen dhimbje. Dhe arsyeja e vetme për këtë është se gafleti jua ka vdekur zemrën. Sepse personi i gjallë ndjen dhembje nga çpimi i gjipërës, ndërsa i vdekuri nuk ndjen dhimbje, edhe nëse do të pritej copash me shpatë. Ti je goditur nga një zemër e vdekur. Kështu, merrni pjesë në mexhliset e mençurisë; sepse në to gjenden puhi Xheneti. Do t’i gjeni në rrugën tuaj atje, në shtëpinë tuaj dhe në lagjet tuaja. Pra, mos mungoni asnjë seancë, edhe nëse jeni në një gjendje mëkatare. Dhe mos thuaj, “çfarë përfitimi mund të nxjerr nga marrja pjesë në seanca të tilla, ndërsa unë mbetem i zhytur në gjynah dhe nuk jam në gjendje ta lë?” Shigjetari duhet të vazhdojë të qëllojë! Nëse ai nuk kthehet sot në shtëpi me prenë e tij do të mund ta bëj këtë gjë të nesërmen.
Dije këtë zotëri i mirë: Mosbindja mund të jetë shkak i ndërprerjes së rrizkut tuaj; prandaj ki kujdes nga mosbindja. Drejtoju Zotit me pendim. Nëse kërkesa juaj pranohet, gjithçka është mirë. Nëse jo, kërkoni ndihmën e Zotit. “O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit” [Kuran, 7:23] Dhe mos u bëni si ai që bëhet dyzet vjeç dhe asnjëherë nuk ka bërë kërkesë në derën e Zotit.
Gjëja më e frikshme për ju është një fund i keq – Zoti na shpëtoftë nga kjo – për shkak të qelibarit të besimit që po shuhet nga errësira e mosbindjes, d.m.th., gjynah përmbi gjynah pa pendim deri në atë pikë sa zemra është nxirë.
Kujdes nga plogështia në veprat tuaja (me rëndësi morale), ndërkohë që je i përpiktë në zgjedhjen e atyre indulgjencave të lezetshme që thjesht mbushin tualetin tuaj. Dhe kini kujdes nga vetja që është midis dy ijëve tuaj; sepse ajo mbledh gjëra kundër jush, duke refuzuar të largohet nga ju deri në vdekje. Edhe Shejtani, nga ana tjetër, ju lë gjatë muajit të Ramazanit, kur shejtanët janë lidhur me zinxhirë. Por, do të zbulosh se njerëzit vrasin dhe vjedhin gjatë këtij muaji. Kjo, megjithatë, është si pasojë e nefist (vetes). Prandaj, sa herë që priresh drejt mosbindjes, kujtoje nefsit për ndëshkimin e Zotit dhe shkëputjen nga Zoti që rezulton prej saj. Në të vërtetë, mjalti i helmuar braktiset, megjithë njohurinë e dikujt për ëmbëlsinë e tij, për shkak të dëmit që ai sjell.
Siç thoshte Profeti, “Jeta e kësaj bote është e ëmbël dhe e harlisur”, dhe në një transmetim tjetër, “një kufomë e kalbëzuar” . Është e ëmbël dhe e harlisur për njerëzit e moskokëçarjes, një kufomë kalbëzuar për inteligjentin, e ëmbël dhe e harlisur për nefsin (egon/veten), një kufomë e kalbëzuar përpara pasqyrave të zemrës, e ëmbël dhe e harlisur si një mjet për këshillimin, një kufomë kalbëzuar si mjet për zmbrapsjen. Prandaj mos u mashtroni aspak nga ëmbëlsia e saj. Fundi i saj është i hidhur.
Nëse pyeteni, “Kush është besimtar?” Thuaj, “Ai që është i vetëdijshëm për gabimet e tij dhe nuk i atribuon faj të tjerëve”. Dhe nëse pyeteni, “Kush është i braktisur?” Thuaj, “Ai që i atribuon faj të tjerëve, ndërsa shfajëson veten e tij nga çdo gjë dhe të gjitha.”
Ndër gjërat që njerëzit e kohës sonë e kanë bërë zakon për veten është shoqërimi dhe vëllazërimi me të pabindurit. Dhe sikur ata ti shfaqnin pakënaqësinë të pabindurve këta të fundit do të mund të dekurajoheshin nga të qenit të pabindur.
Sikur Allahu të të hapë derën e përsosmërisë, ti nuk do të kthehesh në kryerjen e veprave të ndyra. A mund ta imagjinoni një njeri për të cilin hapen dyert e pallateve mbretërore janë hapur; a do të kthehej ai në kazanin e plehrave? Sikur Allahu të hapte për ty derën e intimitetit midis teje dhe Atij, nuk do të kërkonit intimitet me askënd tjetër. Sikur Ai të të zgjidhte ty për të dëshmuar zotërinë (rububijeh) e Tij, Ai nuk do ta ndërpriste lidhjen tënde me Të. Nëse do t’i tregoje atij moral të lartë, Ai nuk do t’ju dërgonte tek ndonjë tjetër. Dhe, nëse Ai largon nga ty dashurinë që keni për çdo qenie të krijuar, duhet të gëzoheni; sepse ky është një funksion i kujdesit të Tij për ty.
Erasmusi.org