—Rëndësinë e mbajtjes dhe ruajtjes së lidhjeve familjare—

—Rëndësinë e mbajtjes dhe ruajtjes së lidhjeve familjare—

-Lidhja familjare është një ibadet që zë vendin e parë pas adhurimeve esenciale!
-Allahu xh.sh. në Kur’an thotë: “Adhuroni Allahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, silluni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve…”. (En-Nisaë, 36).
-Prishja e lidhjeve familjare është bërë një dukuri e zakonshme dhe normale. -Edhe njerëzit nuk shqetësohen më për të. Të ndërprera ose të mirëmbajtura – atyre nuk u interesojnë.
-Ju flisni me një njeri dhe ai ju thotë në mënyrë të ftohtë dhe të shkujdesur se nuk flet dhe nuk ka asnjë kontakt me xhaxhain, dajon, tezen, motrën,vëllain, gjyshin, babain, nënën.
Sikur të kishte bërë gjënë më të zakonshme të mubahut (e lejueshme). Dhe ai në të vërtetë kryen një nga mëkatet më të mëdha, për të cilat veprat e mira të tij nuk pranohen.

-Ai agjëron më kot, adhuron, lexon Kuran, jep lëmoshë, por asgjë si pranohet derisa të zbut marrëdhëniet me të afërmit e tij. Hadithi thotë se çdo të enjte veprat e mira i ngren Allahu xh.sh.,përveç atij që ka ndërprerë lidhje me të afërmit. Një vepër shumë e rrezikshme, dhe në sytë e njeriut të sotëm të konceptuar të parëndësishëm.
-Së pari shikoni prindërit dhe prindërit e tyre, pastaj fëmijët dhe fëmijët e tyre, pastaj motrat dhe motrat e tyre, më pas motrat e prindërve dhe fëmijët e tyre. -Prishja e lidhjeve familjare nuk mund të justifikohet me asgjë. Sa e mjerueshme dhe e trishtueshme është të shohësh dy vëllezër, të dy besimtarë, haxhilerë, anëtarë të rregullt të xhematit, vizitojnë gjithë xhaminë dhe përsëri shmangin njëri-tjetrin, e kështu me radhë me vite. Ose një njeri viziton një xhaxha ose dajo, dhe anashkalon një tjetër që është vetëm një derë larg së parës. Ose ata që bëjnë thashetheme për vëllanë e tij, motrën, xhaxhain, dajon para njerëzve që nuk janë asgjë për të, dhe po të njëjtët tallen në heshtje me veprat tuaja.

“Transmeton Ebu Ejub El-Ensariju se një njeri kishte shkuar te Pejgamberi a.s. dhe i kishte thënë: ‘Më informo për një punë, e cila do të më fusë në Xhenet dhe do të më largojë nga zjarri i Xhehenemit! Pejgamberi a.s. íshte përgjigjur: Ta adhurosh Zotin dhe të mos i shoqërosh Atij asgjë, ta falësh namazin, ta japësh zeqatin dhe të mbash lidhjet familjare”.

-Mendoni me kujdes nëse dëshironi të vini në Ditën e Gjykimit dhe të mbeteni pa veprat tuaja të çmuara për shkak të ashpërsisë së lidhjeve familjare.

A.S.