Liderët nuk vendosën për datën e zgjedhjeve


Liderët e partive parlamentare të cilët u takuan sot në villën presidenciale nuk kanë arritur marrëveshje për datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Do të duhen të dhëna vendimtare nga komisioni shëndetësor përkitazi me çështjen e epidemisë, për të parë nëse zgjedhjet ua rrezikojnë shëndetin qytetarëve. Do të duhet të pritet edhe mbledhja e këshillit të sigurimit për të parë nëse do të vazhdohet apo jo gjendja e jashtëzakonshme në vend, kurse mbledhja e këshillit të sigurimit pritet të mbahet ditën e premte. Gjithashtu me rëndësi është edhe vlerësimi i OSBE-ODIHR, dy mekanizmave ndërkombëtar të cilët duhet të tregojnë nëse mund ti monitorojnë zgjedhjet. Vetëm pasi të përmbushen këto tre kushte, mund të përcaktohet data e zgjedhjeve, mëson Televizioni Shenja.
Në takimin që filloi sot në ora 13:00 me iniciativë të presidentit Stevo Pendarovski, janë ftuar kryetarët e partive politike parlamentare nga pozita dhe opozita të cilët në zgjedhjet e fundit parlamentare fituan mandate të deputetëve. /SHENJA/