Më vjen keq,por nuk ju uroj një Agjërim të këndshëm!

Më vjen keq,por nuk ju uroj një Agjërim të këndshëm!

-Kjo bota e vetëquajtur Islame,vetëm vëzhgon dhe nuk bën asgjë në lidhje me vrasjet dhe torturat që ndodhin në botën në të cilën edhe ata jetojnë! “Më vjen keq, por nuk ju uroj një Ramazan të këndshëm!”

A nuk shohin këta shtete “islame”me çka përballen muslimanët Ujgure në kampe kineze,
Sa vuajnë populli i Jemenit për shkak të bombardimeve të përditshme saudite (Shtet islam)dhe shkëmbimit të heshtur tregtar midis vendeve të caktuara muslimane dhe Izraelit, përkundër faktit se ai vend po bombardon palestinezët.

Në anën tjetër akoma merren me muslimanët për Fetvaja,duke u thënë,Harram muzika,harram makina për gratë,harram mevludi,haram ditëlindja,harram … dhe e kan mbushur jetën tonë me idenë se vetëm Harami egziston!

“Më vjen keq, por nuk mund t’ju uroj ditë të këndshme të Ramazanit,O shtete të vetëquajtura islame, në një kohë kur miliona njerëz vuajnë ndërsa ne merremi me fjalë boshe,vetëm fjalë!
-Autoritetet kineze po detyrojnë muslimanët të hanë mish derri, të pinë alkool dhe të heqin dorë nga feja e tyre. Xhamitë e tyre të lashta po shkatërrohen, librat fetare po digjen, dhe vendet muslimane po i shikojnë të gjitha këto në bashkëpunim. Për më tepër, disa nga këto vende janë duke e bekuar këtë krim brutal kundër njerëzimit për të ruajtur marrëdhëniet e tyre me Kinën. Prandaj nuk mund t’ju uroj një Ramazan të këndshëm “.

“Mjaftni më me fetva të skaduara,
pasi e gjithë popullata e Jemenit vdes nga uria dhe sëmundje të ndryshme në indiferentizmin e plotë të botës myslimane.
-Këto “tmerre janë bërë të zakonshme në botën muslimane”.
“Si mund të pretendojnë muslimanët të jetojnë me dinjitet në këtë muaj të shenjtë në të cilin të gjithë muslimanët janë thirrur të bëjnë mirë, të luftojnë dhunën dhe të përhapin mirësinë? “
-A thua ndjeheni rahat në sofrat tuaja,në syfyret tuaja,kur të tjerëve su lejohet as agjërimi as falja.
-Ju themi atyre pseudomuslimanëve,
mos e kalojnë muajin e Ramazanit duke ndarë foto me ushqime, por duke u munduar së paku të ua zbusin të këqijat me ndihma!
-Shpresoj që të paktën këta ditë të fundit të Ramazanit,ti llogaritni si ditë veprimi dhe jo ditë fjalësh!

A.S.