Hakerat kinezë janë vënë në punë për të vjedhur sekretet e luftës kundër koronavirusit. Është ky alarmi që sipas CNN është dhënë nga FBI dhe Homeland Security. Po sipas prestigjiozes amerikane, hakerat e dragoit aziatik nuk janë të vetmit që po kërkojnë të vjedhin informacione mbi përgatitjen e vaksinës anti koronavirus. Sipas dosjes së krijuar nga Amerikanët, hajdutët aktivë të informacionit mbi koronavirusin janë nga të paktën një dyzinë vendesh, mes të cilëve edhe ata nga Irani por gjithashtu edhe ata nga aleati historik i SHBA, ata nga Koreja e Jugut.
Sipas CNN, flitet për “gjueti për të dhëna në lidhje me vaksinat, trajtimet dhe testet” nga “aktorët jo-tradicionalë”: studiues dhe studentë aktivë në Shtetet e Bashkuara, të udhëzuar nga Pekini për të vjedhur të dhëna në laboratorët ku kryhen studimet kryesore për vaksinën.
Dosja e pretenduar nga CNN është një tjetër faqe e errët që i shtohet marrëdhënieve tashmë të nxehta midis SHBA dhe Kinës
Në fakt, sipas FBI, gjuetia për vjedhjen e pronësisë intelektuale është rritur shumë gjatë muajve të fundit, konstatim ky që inteligjenca amerikane e ka nxjerrë prej dëshmive të shumë profesorëve dhe shkencëtarëve.
Para rreth dhjetë ditësh, hakerat hakerat iranianë u futën në të dhënat e Gilead, prodhuesi i ilaçit Remdesivir, i konsideruar nga shumë njerëz si një nga më efektivët në luftën kundër kronavirusit, dhe i aprovuar për përdorim nga agjensia qeveritare amerikane ‘Administrata e Ushqimit dhe Barnave’.