
Në Institutin për Shëndet Publik sot janë regjistruar 24 persona të shëruar nga koronavirusin. Në bazë të qyteteve: Shkup 11, Kumanovë-10, Tetovë-1 dhe Veles -2, raporton SHENJA.
Në 24 orët e fundit janë bërë 275 testime, ndërsa janë konfirmuar 20 raste me Kovid-19. Në bazë të qyteteve: Shkup-12, Kumanovë-1, Prilep-3, Tetovë-2, Manastir-1, Gostivar-1. Deri tani në vendin tonë janë bërë gjithsej 19.096 testime për koronavirus.
Numri i rasteve aktive në vendin tonë është 415.