Mbreti Saudit aprovon një falje minimale të teravive në Dy Xhamitë e Shenjta

Mbreti i Arabisë Saudite Selman bin Abdulaziz Al Saud aprovoi kryerjen e teravive në formë të reduktuar në të Dy Xhamitë e Shenjta në Meke dhe Medine, në vazhdimësi të pezullimit për hyrjen e besimtarëve,- thuhet në një deklaratë të së mërkurës (22/04/2020) nga Presidenca e Përgjithshme e Çështjeve të Dy Xhamive të Shenjta. Presidenti i këtij Autoriteti Shejh dr. Abdurrahmna bin Abdulaziz Sudejsi ka njoftuar të martën, që grupe besimtarësh do të falin teravitë në të dy Xhamitë e Shenjta, duke u kufizuar vetëm te nëpunësit e autoriteteve dhe punonjësit, dhe do të shkurtohet teravija me dhjetë rekatë. Presidenca e Përgjithshme e Çështjeve të Dy Xhamive të Shenjta ka përgatitur një plan të imëtishëm për zbatimin e masave parandaluese të korona virusit gjatë muajit të madhnueshëm të Ramazanit, tha zëdhënësi Hani bin Husni Haider. Në këtë plan përfshihen masa në rritje të sterilizimit dhe të testeve termale për punonjësit e të dy xhamive.

Burimi: https://english.alarabiya.net/en/coronavirus/2020/04/22/Saudi-Arabia-s-coronavirus-related-plan-during-Ramadan-in-Mecca-Medina