Figura Baba në Islam!
-Kush është babai? Një pyetje e shtruar për një grup nxënësish nga një mësues.
-Shumica e tyre e dhanë përgjigjen e zakonshme-është prind,përveç njërit.
Përgjigja e këtij e mahniti mësuesin,por edhe shokët,tek të cilët u shfaqën edhe lotë.
Kjo ishte përgjigjja e tij:
“Babai- në fëmijërinë e hershme, ju vishnit këpucët e tij dhe i shihni se sa të mëdha janë këpucët e tij dhe sa të vogla janë këmbët tuaja.
-Ju i vendosnit syzet e tij në sytë tuaj dhe ndjenit një krenari të veçantë.
-Ju vishnit pallton e tij dhe ndjeheshit krenarë dhe plot dinjitet.
-Ai kthehej nga puna në shtëpi me buzëqeshje kur të shihte,por nuk e dinit se me sa vështirësi e kaloi atë ditë.
-I kërkonit të ju blejë diçka,dhe kur e sillte nuk kërkonte mirnjohje,por gëzohej dhe vetë!
-Sot, kur je rritur, nuk i vesh këpucët e tij,sepse ato janë të vjetra dhe nuk i pëlqen. –
-Ju nuk ju pëlqejnë rrobat e tij të vjetra , sepse ato nuk janë sipas shijes tuaj.
-Ju e perceptoni çdo fjalë të tij që ju drejtohet,si qortim dhe i perceptoni pyetjet e tij për gjendjen dhe jetën tuaj si ndërhyrje në punët tuaja, kështu që ju shqetëson.
-Lëvizja e tij rreth shtëpisë ju bën që mos ndjeheni rahat, ju ndjeni neveri ndaj çdo këshille që ju jep!
-Kur jeni vonuar ai shqetësohet për ju, kështu që ju kritikon kur këtheheni, dhe ndjeheni nervoz për këtë.
Dëshironi që ai të mos ishte me ju në mënyrë që të keni më shumë liri.
-Deri dje, bëlbëzoje në të folur,germat nuk i shqiptoje,dhe ai buzëqeshte dhe kënaqej me ty!
- Sot ju mërziteni dhe bëheni nervoz nëse ai ju pyet për diçka disa herë,sepse harron dhe nuk ndëgjon nga pleqëria!
-Babai juaj kurrë nuk ju dëshiroi vdekjen,as kur ishit të vegjël,as edhe kur u rritët, ndërsa sa nga ju shpresoni për vdekjen e tij sa më shpejt, sepse ai është bërë pengesë për ju dhe ata përreth jush.
-Babai kujdesej për ju kur ishit të vegjël,por edhe kur u rritët!
-Këthejani ato të mira të paktën kur ai do të plaket dhe kur do të sëmuret!
A.S.