
Shqipëria ime…
Nuk jam unë si Dritëroi
Që iku qiellit prush e zjarr
Se vallë gjinjtë mos të thahen
E të shter qumështi në damar…
As di të vuaj si Migjeni
Për një kothere prej trishtimi
E as për nusërinë tënde
Unë të këndoj s’di si Naimi…
Unë i kam prerë shkurtë drutë
Po ndonjë shenjë do kem lënë
Siç la Gjergj Fishta një Lahutë
Në Përkrenaren e Nderit tënd…