Pas mbledhjes së djeshme të Shtabit të krizave të Komunës së Strugës, ku u diskutua rreth punës dhe veprimtarisë të Ndërmarrjeve Publike në kuadër të Komunës së Strugës gjatë periudhës së pandemisë, sjellim këtë informatë për të informuar qytetarët e Komunës së Strugës për ecurinë e Komunës dhe ndërmarrjeve publike të saj, gjatë kësaj periudhe.
Gjatë muajve të pandemisë, Komuna e Strugës ka siguruar rreth 3500 maska mbrojtëse për qytetarët dhe ka furnizuar rreth 600 familje me pako ushqimore, në bashkëpunim me bizneset lokalë. Ka siguruar mjete dhe pajisje dezinfektuese për punonjësit, ka kryer dezinfektim të tërësishëm të objektit të Komunës dhe për të mos vënë në rrezik palët është punuar përmes sportelit dhe përmes platformafës online. Për më tepër puna në teren ka vazhduar, janë asfaltuar rrugë dhe infrastruktura rrugore në fshatrat Belicë, Zagraçan, Tatesh, Labunishtë, Podgorcë, Oktis, Misleshovë si dhe në qytetin e Strugës dhe mund të themi se deri më tani janë realizuar rreth 40% të projekteve të parapara me planprogramin vjetor dhe se do të vazhdojnë të realizohen projekte të tjera edhe në muajt në vazhdim gjithnjë duke zbatuar dhe respektuar masat dhe rekomandimet e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
NP Ujësjellës dhe Kanalizim Strugë ka bërë investime nëpër lokalitete të komunës së Strugës, në formën e rrjeteve të ujësjellësit dhe kanalizimit, sanim të rregullt dhe të vazhdueshëm të defekteve duke bërë mirëmbajtje të rregullt të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, pastrim i të gjithë rrjetit të kanalizimit në bashkëpunim me institucione dhe ndërmarrje të tjera të këtij resori në mënyrë që sa më shumë të minimizohet rreziku i epidemive, si dhe furnizim të rregullt të klorit dhe pompave të klorit që të mos ketë kontanimin të ujit të pijshëm sidomos në këtë periudhë.
NP Komunale në bashkëpunim me NJTZ Strugë pothuajse çdo ditë kanë kryer dezinfektim dhe larje të rrugëve, rrugicave, banesave kolektive, insitucioneve lokale, shkollave fillore dhe të mesme, hyrjeve të Spitalit të Përgjithshëm dhe Institucionit të Nefrologjisë, Tregut të Gjelbërt dhe të gjithë hapësirave të tjera ku ka frekuentim të shpeshtë, në tërë territorin e Komunës së Strugës.
NP Komunale poashtu ka qënë në shërbim të qytetarëve edhe gjatë ndalesës për lëvizje, duke formuar edhe ekipe mobile të cilat kanë qënë në shërbim të banesa kolektive dhe qytetarëve të tjerë, gjithmonë duke u kujdesur për higjienën dhe shëndetin publik е qytetarëve të Komunës së Strugës.
Ndërkaq nga NP “EKO” Strugë raportuan se qytetarët kanë qënë të liruar nga pagesat për parkim përgjatë dy muajve të fundit.
Kryetari i Komunës së Strugës, z. Ramis Merko njëherit edhe kryesues i Shtabit të Krizave pranë Komunës së Strugës, në bashkëpunim me Ndërmarrjet Publike të lartëpërmendura kanë ndërmarrë këto aksione dhe iniciativa me qëllim që të ndihmojnë qytetarët, gjithnjë duke marrë në konsideratë kërkesat dhe nevojat e qytetarëve dhe duke vënë në rradhë te parë shëndetin dhe mirëqenien e tyre në këto kohëra të vështira.
Puna jonë nuk ka përfunduar këtu, ne kemi qënë dhe gjithmonë do të jemi pranë qytetarëve, sepse vetëm bashkë mund t’ia dalim.
Si përfundim ju bëjmë thirrje gjithë subjektve politike dhe partive opozitare të mos bëjnë politike ditore dhe propaganda politike në kohë pandemie, por të solidarizohen dhe të japin kontributin e tyre edhe pse nuk e kanë bërë këtë gjatë dy viteve të fundit të mandatit të Kryetarit Merko.
Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës
По вчерашниот состанок на кризниот штаб на Општина Струга, каде се дискутираше за работата и активностите на Јавните претпријатија во склоп на Општина Струга за време на пандемијата, со цел да ги информираме граѓаните за работата на Општина Струга и на јавните претпријатија за овој период, го донесовме следново образложение.
Во текот на овие месеци Општина Струга има обезбедено околу 3500 заштитни маски за граѓаните и во соработка со локалните бизниси беа обезбедени пакети со храна за околу 600 семејства. Беа обезбедени средства и опрема за дезинфекција за вработените, беше извршена целосна дезинфекција на објектот на Општината, и за цел да ги заштити и странките и вработените, работата се одвиваше преку шалтер и преку онлајн платформата. Паралелно се одвиваше и работата на терен, продолжи да се работи на патната инфраструктура со тоа што се асфалтираа улиците и патиштата во с.Белица, Заграчан, Татеши, Лабуништа, Подгорци, Октиси, Мислешево како и во градот Струга, со што може да се каже дека досега се реализирани околу 40% од проектите предвидени со годишниот план и дека ќе се продолжи да се работи и на други проекти во текот на следните месеци, секогаш почитувајќи ги препораките и мерките на Владата и Министерството за здраство.
ЈП Водовод и Канализација Струга за време на овој период има инвестирано во водоводната и канализациона мрежа во неколку локалитети на Општина Струга, има извршено санирање на дефектите со редовно одржување на водоводната мрежа и канализација, и во соработка со други институции и претпријатија е извршено чистење на целокупната канализациона мрежа со цел да се минимизира опасноста од епидемиите како и редовно се снабдувала со хлор и пумпи за хлор, со цел да се избегне контаминација на водата за пиење особено во овој период.
ЈП Комунлно Струга во соработка со ППТЕ Струга речиси секој ден има вршено дезинфекција и миење на улиците, дезинфекција на станбените згради, локалните институции, основните и средните училишта, надворешните површини на Општата болница и Институтот за Нефрологија, пристапите на Зелениот пазар, и на сите јавни површини со зголемена френкуеција на луѓе, во целата територија на Општина Струга.
ЈП Комунално Струга истотака беше на располагање на граѓаните и за време на забраната за движење со тоа што имаа формирано мобилна екипа која беше во располагање на сите граѓани но особено за граѓаните кои живеаат во колективните згради, секогаш водејќи сметка за хигиената и јавното здравје на граѓаните на Општина Струга.
Од ЈП “ЕКО” Струга известија дека граѓаните беа ослободени од плаќање за паркинг во последните две месеци.
Градоначалникот на Општина Струга г. Рамис Мерко воедно и претседател на Кризниот штаб на Општина Струга, во соработка со гореспоменатите Јавни претпријатија, ги презедоа овие акции и иницијативи со цел да им помогнат на граѓаните, секогаш земајќи ги во предвид нивните барања и потреби, нивната благосостојба и здравје, особено во овие тешки времиња.
Нашата работа не завршува тука, ние секогаш сме биле и ке бидеме до и со граѓаните,затоа што само зеадно можеме да успееме.
На крај, ги повикуваме сите политички субјекти и опозициони партии да не се занимаваат со дневна политика и со политички пропаганди за време на пандемија туку да се солидаризираат и да допринесат иако истото не умееле да го направат во последните две години на мандатот на градоначалникот Мерко.
Канцеларија за односи со јавноста,
Општина Струга