Një investgim nga BBC News Arab ka analizuar të dhënat e gjurmimit të fluturimeve dhe pamjet me burim të hapur që tregon se si linja ajrore më e madhe e Iranit – Mahan Air – vazhdoi të fluturonte ndërsa qeveria i kishte ndalur për shkak të përhapjes së Covid-19, shkruan BBC.
Mahan Air drejtoi qindra fluturime nga Irani, Iraku, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Siria ku të fundit kanë qenë në fund të muajit mars. Të gjitha këto vende i dhanë lejen Mahan Air të mos e ndërpriste aktivitein.
Burimet brenda linjës ajrore i thanë BBC-së se dhjetëra ekuipazhë të kabinës së Mahan Air po shfaqnin simptoma të Covid-19 dhe se kur stafi u përpoq të ngrinte shqetësime në lidhje me menaxhimin e krizës nga ajri ajror dhe sigurimin e pajisjeve të sigurisë, ata heshtën. Mahan Air është sanksionuar nga SH.B.A. për lidhjet e tij me Gardën Revolucionare të fuqishme Iraniane.