
Kryetari i bashkisë së një komune në Itali u nis në këmbë drejt Romës si shenjë proteste kundër qeverisë Conte. Gianluca Bacchetta, kryebashkiak i Divignano, ka si objektiv të përshkojë 600 kilometra në këmbë, duke i dhënë një simbolikë protestës ndaj vendimeve të qeverisë italiane.
Ai synon t’i kthejë shpërblimin kryeministrit Giuseppe Conte dhe t’u japë zë kryetarëve dhe ndërmarrësve në biznesin e restorantit. Duke filluar nga e Premtja 1 maj, qytetari i parë Piemonte i një komune me 1400 banorë në provincën e Novarës dhe pronar i restorantit dhe birrës së gjermanëve Edelstube në Pombia (Novara).
“Do t’ia kthej 600 eurot mbrapsht, ne na duhen projekte serioze për të përballuar këtë situaë dhe jo lëmosha nga ana e qeverisë”, shprehet kryebashkiaku i revoltuar.


