Luftimi i koronavirusit: amerikanët autorizojnë përdorimin e menjëhershëm të Remdesivirit

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka aprovuar përdorimin e menjëhershëm të Remdesivirit për trajtimin e infeksionit koronavirus, raporton BBC.

Ilaçi përdoret ndryshe për të trajtuar Ebola-n, por studimet e fundit klinike kanë treguar që ilaçi ka shkurtuar kohën e rikuperimit për njerëzit që janë të sëmurë rëndë me koronavirus.

Ekspertët paralajmërojnë se ilaçi nuk duhet të konsiderohet i plotfuqishëm në luftën kundër koronavirusit.

Daniel O’Day, CEO i Gilead, një kompani farmaceutike, tha që ata do të dhuronin 1.5 milion shishka.

Edhe Presidenti Trump mbështet fuqishëm Remdesivirin si një trajtim i mundshëm për koronavirus.

Pas provave klinike, Instituti Amerikan i Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID) thotë se simptomat janë reduktuar nga 15 ditë në 11 ditë.

Hulumtimi përfshiu 1.063 njerëz në spitalet në të gjithë botën. /tesheshi

loading…