Policia thotë se po vazhdon të kërkojë për Arsim Zendeli, një person i zhdukur në kushte misterioze që mbas 7 Prillit, shkruan “News Herald”.
Simbas shtypit lokal thuhet se Arsim Zendeli 23 vjeç nga qyteti Grosse Ile – Detroit , ka humbur dy javë më parë, ndërkohë që familja lajmërojë policinë thotë po shpresojnë që një ditë dera e tyre të hapet dhe djali i tyre do vijë drejt në shtëpinë e tyre – duke i dhënë fund agonisë së tyre.
Policia shkojë në shtëpinë e 23 -vjeçarit dhe u takua me nënën dhe babanë e Arsim Zendelit duke intervistuar ata mbi të dhënat e fundit.
Prindërit thanë se shpresuan gjatë prej se kur djalin e tyre e panë për herë të fundit në orët e para të mëngjesit të 7 priilit.
Sipas familjes, ai u largua me një automjet dhe prej atëherë nuk është parë e dëgjuar.
Asnjëherë, nuk e kishim menduar se ai nuk do të kthehej dhe do të largohej për kaq gjatë,” tha nëna e tij. “Mendova se ai do të largohej për rreth një orë dhe më pas ai do të kthehej në shtëpi.”
Policia e cila e ka shpalluar në personat e humbur thotë se po vazhdojnë kërkimet e gjera përgjatë zonës ku mendohet se do të jet zhdukur, ndërkohē që policia po përdor edhe helikopter nga ajri dhe anijet e rojes bregdetare nga uji – por deri tani ata kanë qenë të pasuksesshme, në kërkimet.
“Nëse dikush do ta shihte, ajo tha që është e sigurt se nuk është i rrezikëshëm dhe agresivë, tha Bashkime Zendeli, duke shtuar se “Ai ndoshta nuk është i vetëdijshëm për atë që po ndodh me mendjen e tij. ”