Faza 2/ Kalabria hap sot baret dhe restorantet në natyrë

Rajoni jugor italian i Kalabrisë do të fillojë fazën 2 të lehtësimit të kufizimeve ndaj koronavirusit nga sot, tha guvernatorja Jole Santelli, duke nënshkruar një urdhër për t’i lejuar komunitetet të fillonin një rihapje graduale.

“Duke filluar nga e enjtja, rihapja e bareve, furrave të bukës, restoranteve dhe piceri – ku tavolinat mund të dalin në natyrë – do të lejohen”, tha Santelli në një deklaratë.

“Lëvizjet brenda komunës tuaj, ose në një komunë tjetër për sporte individuale, lejohen , po ashtu edhe aktiviteti i tregjeve të hapura, duke përfshirë shitjen në rrugë,” shtoi ajo.

“Banorët kanë treguar një sens qytetar dhe respekt për rregullat javët e fundit. Është e drejtë që, sot, rajoni të besojë në to. Ata do të jenë në gjendje të demonstrojnë sens të përbashkët në administrimin e hapësirave të reja të hapura që rajoni ka vendosur të lejojë“, tha Santelli.