1 MAJI – NJI MASHTRIM HISTORIK

Ilir SECI

Na qe jemi rrite ne sistemin totalitar e kemi jetue dhe e mbajme mend si festohej 1 Maji – Dita e Punetoreve, e mbajme mend pompozitetin e parades ne kryeqytet, me tribunen qendrore ku shfaqej rregullisht diktatori. Ne shkollë na mesohej se “1 Maji asht Dita e Punetoreve ne perkujtim te protestes se punetoreve amerikane mbajtun ne Çikago me 1 Maj 1886, kur policia qelloi me arme mbi punetoret protestues.”… Keshtu na paten mesue atehere ne shkolle dhe ashtu kujtonim ne deri me ndryshimet e vitit 1991 kur Shqipnia u hap dhe bashke me te u hapen edhe mundesite e informimit. Me mundesite e informimit mesuem faktet e plota per me pase nji ide te kjarte mbi Mitin Internacionalist te 1 Majit – si Dita e Punetoreve.Po si qendron e verteta per kete datë? 

Data 1 Maj, ka fitue plot domethanie gjatë shekujve te 19-të dhe 20-të, por deri kur u ba e njoftun si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, ka qenë nji Feste e Lashte Keltike, (Keltët, Celts), qe ma vonë u pat inkorporue ne traditen anglo-saksone. Ne kete date, me 1 Maj, në Ishujt Britanikë per mijera vjet festohej dhe ishte ba tradite me mbajtë “Festivalin Beltane”, ose “Festivalin e Ditës së Majit”, mbasi per kete pjese te Europes veriore kjo datë çdo vit simbolizonte kalimin nga terri në dritë, nga letargjia dimnore ne pjellorinë e botës. Kjo feste u soll ne SHBA nga emigrantet angleze, skoceze dhe irlandeze, te cilet ishin te shumte ne Token e Re dhe deri në shekujt 19-te dhe 20-te, amerikanët e festonin kete date duke organizue pikniqe, ku familjet merrnin pjesë në ate qe e quejten “Dita e Shportës së Majit”, tue varun shporta të mbushuna me lule dhe ambelsina në dyert e miqve dhe fqinjëve të tyne.Po si u shnderrue kjo feste pagane ne ate qe njihet si “Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve”!? Ne festimet e Dites Keltike te Majit, ne pikniqet familjare nisen me u shfaqe aktiviste te Unioneve, (Sindikatave), te punetoreve, te cilet me te drejte kerkonin kushte ma te mira pune si dhe orar ma te shkurte te punes. Bahet fjale per fillimet e Revolucionit Industrial, kur burra, gra edhe fëmijë vdisnin aksidentalisht çdo vit për shkak të kushteve të vështira. Nuk ishin kushtet e punes se nji shekulli ma vone kur dolen kontratat e punes dhe unionet e punetoreve kishin vend ne tavolinat e marreveshjeve punetore-punedhanes. Punëtorët zakonisht punonin nga 10 deri në 16 orë ne ditë, punë shpesh në kushte të pasigurta, prandaj edhe ne vjeten 1884 erdhi ne skene “Federata e Tregtisë së Organizuar dhe Sindikatave të Punës”, (The Federation of Organized Trades and Labor Unions), qe ma vone bahet “Federata Amerikane e Punës”, (American Federation of Labor), Union qe gjatë një kongresi të mbajtun me 1884, shpalli që nji ditë pune ligjore duhet me qene 8 orë ne dite tue fillue nga 1 Maji 1886. Kerkese ma se e drejte, gja e cila u mberrit ma vone dhe sot asht normalitet ne Amerike.

Në atë kohë ne kete Union aderonin 40 mije punëtorë në Çikago dhe ma shumë se 300 mije punëtorë nga 13 mije biznese në tanë SHBA-të. Kerkesa per diten e punes tete-oreshe u paraqit me nji grevë në fabrikën e prodhimit “McCormick Reaper Works”, ku punetoret kishin nise nje greve qysh ne shkurt 1886 dhe kjo greve kishte perkrahjen e Unionit “Federata Amerikane e Punës”. Mirepo tue qene se greva zgjati shumë, disa punetore vendosen me u kthye ne pune sepse nuk e perballonin ma jetesen pa pune dhe keta u bane greve-thyes. Kthimi i disa punetoreve ne pune shkaktoi tensione dhe perplasje mes punetoreve greviste qe sulmuen fizikisht punetoret qe shkuen ne pune. Grevistet bllokuen deren e fabrikes dhe nisen te rrahin greve-thyesit dhe ne kete menyre demonstratat qe ishin paqësore deri me 3 maj, u bane te dhunshme. Pronaret e fabrikes kerkuen nderhyrjen e policisë së Çikagos mbasi grevistet kishin nxane deren e fabrikes dhe ishin duke rrahe per vdekje grevethyesit…kur grevistet nuk ndaluen dhunen e pergjakshme edhe mbas disa paralajmerimesh nga policia, atehere forcat e rendit shtine mbi ta duke vra 2 punetore dhe duke plagosë disa tjere te perfshime ne përleshjeje. Të nesërmen, mbasi u hap ky lajm, grevistët vendosen me mbledhë në Sheshin Haymarket në nji protestë. Ndërsa policia shkoi aty për me shpërnda kete proteste, (Haymarket Riot), nji person i paidentifikuem hodhi nji bombë mbi policine ku si rezultat i shperthimit u vranë të paktën 7 oficerë policie si dhe 4 civilë.

Gazeta “The New York Times” e dates 5 Maj 1886 shkruen se u vrane 12 police…Nji raport i detajuem mbi kete ngjarje nga shtypi i kohes :-“Disa minuta mbas orës dhetë të natës së 4 majit 1886, nisi me shpërthye nji stuhi në Cikago. Ndërsa nisen me ra pikat e para të shiut, nji turmë në Sheshin Haymarket, në rrethin e shtëpisë së paketimit, filloi të shpërndahej. Në orën tetë kishte pase rreth 3 mije persona, tue ndigjue anarkistët që denonconin brutalitetin e policisë dhe kërkesën per ditën tetë-orëshe, njaty nga ora dhetë kishin vetëm disa qindra. Kryetari i bashkisë, i cili kishte prite atypari se mos kishte probleme, iku në shtëpi dhe shkoi në shtrat me fjete. Folësi i fundit po mbaronte fjalimin e tij kur një dergate prej 180 policësh marshuen nga stacioni policor nji bllok lerg për me shpernda atë që kish mbete nga takimi. Ata ndaluan nji distancë të shkurtër nga vagoni e folësit. Ndërsa nji kapiten urdhnoi që mbledhja të shpërndahej, dhe folësi bërtiti se ishte një tubim paqësor, nji bombë shpërtheu në radhët e policisë. Ajo plagosi 67 policë, nga të cilët shtatë vdiqën. Policia hapi zjarr, duke vra disa persona dhe duke plagosur 200 tjere, dhe keshtu “Tragjedia e Haymarket” u ba pjesë e historisë së SHBA-ve.”

Ngjarja tronditi mbare opinionin amerikan qe gjanesisht doli ne mbeshtetje te forcave te rendit. Një përplasje e ashpër nderkomunitare pasoi mbas incidentit ne Haymarket.

Komuniteti dhe bizneset mblodhen mijëra dollare qe iu dhuruen fondeve për kujdesin mjekësor per policet e plagosun si dhe u krijuen fonde per me ndihmue familjet e policeve te vrame e femijet e mbetun jetime. Tanë komuniteti i punëtoreve dhe i emigrantëve, veçanërisht gjermanët dhe bohemët, (si quheshin asokohe Çekët), u vunë nën dyshime. Bastisjet e policisë u kryen në shtëpi dhe zyra të anarkistëve të dyshuem. Nji grup i vogël anarkistësh u zbulue se ishin angazhue në pergatitjen e bombave në të njëjtën ditë me incidentin, përfshirë edhe ate bomben e rrumbullakët si ajo e përdorun ate dite në Sheshin Haymarket. Keshtu 8 persona të konsideruem si anarkistë u arrestuen dhe u dënuan ne gusht 1886 me akuzen per pergatitje dhe hedhje bombe ne Sheshin Haymarket, megjithë mungesën e provave konkrete.

Duke marre shkas nga keto ngjarje ne Çikago, Internacionalja e Dyte Komuniste mbajtun ne Paris me 14 Korrik 1889 vendosi me e shpalle 1 Majin si “Dita Nderkombetare e Punetoreve”…Nji mashtrim historik ky nga ana e Internacionales Komuniste sepse kjo date ne fakt duhej te ishte shpalle “Dita Nderkombetare e Forcave te Rendit” qe u gjenden ne sulmin e anarkisteve internacionaliste…ose po te kishin pase nji fije dinjitet Internacionalja duhet ta kishte shpalle nga ana e tyne 1 Majin si “Dita Nderkombetare e Anarkisteve.” Por per fat te keq ashtu si shume mashtrime tjera historike edhe kjo rrene e Internacionales Komuniste u mitos dhe mbeti ne histori si “Dita e Punetoreve”, qe asht edhe feste zyrtare pranue nga qeveritë në shumë vende te botës, jo vetëm ato me rranjë komuniste apo socialiste si ish-Blloku Lindor dhe Kina Komuniste por edhe nga vende ne perendim. Pikerisht kete gja ka pase parasysh Presidenti Dwight D. Eisenhower kur në korrik të vitit 1958, nënshkroi nji rezolutë të quetun “1 Maj Dita e Ligjit”, qellimisht per me shmange çdo aluzion të solidaritetit me “Punëtorët e Botës” në “Ditën e Majit”. Rezoluta deklaroi se kjo kishte me qene “Nji ditë e veçantë për riafirmimin e besnikërisë ndaj Shteteve të Bashkueme të Amerikës dhe për njohjen e trashëgimisë së lirisë amerikane”.

Referenca :

  • “Haymarket Riot” – History, Outcome, & Knights of Labor”. Encyclopedia Britannica. Retrieved September 1, 2019.
  • “Act II: Let Your Tragedy Be Enacted Here, Moment of Truth, 2000, The Dramas of Haymarket” Chicago Historical Society.
  • “Chicago Tribune” June 27, 1886, The Haymarket Tragedy.
  • George Woodstock (1962). “Anarchism: A History of Libertarian Ideas and Movements.”
  • Julius Braunthal (1967). “History of the International, 1914-1943.”
  • José Luis Rubio (1971). “Las internacionales obreras en América.”

Kulturatv

loading…