Aktori i famshëm Irfan Khan, një i preferuar nga Hollywood-i, i cili fitoi famë ndërkombëtare duke luajtur në filmat “Slumdog Millionaire”, “LIfe of Pi” dhe “Jurassic World”, ka vdekur në moshën 53 vjeç.
Khan vdiq në një spital në Mumbai, Indi, thanë agjensitë.
Në vitin 2018, aktori postoi në Twitter për të thënë se ishte diagnostikuar me një tumor endokrin, një sëmundje e rrallë që prek qelizat që lëshojnë hormonet në rrjedhën e gjakut. Ai u trajtua më vonë në një spital në Londër.