Shoqata e Dollogozhdës në Zvicër dhuron 3200 frënga për familjet në nevojë në këtë lokalitet

Shoqata e Dollogozhdës në Zvicër dhuron 3200 frënga për familjet në nevojë në këtë lokalitet

Sa her që thërret nevoja në vendlindje, e para që gjithmon i del në ball është Shoqata e Dollogozhdarëve në Zvicër. Duke e ditur se situata e krijuar në vend nga Covid-19 vështirsoi kushtet ekonomike të shumë familjeve Dollogozhdare, pasiguria se a do të kenë mjaft të ardhura për të siguruar ushqimet bazë deri sa kjo periudhë të kalojë, bëri që shumë familje ta përjetojnë situatën me më shumë stres, frikë dhe panik,por Shoqata e Dollogozhdës në Zvicër duke angazhuar djemt e Grupit të Shoqatës Humaniteti 2019 , dërgoi 3200 CHF që tu dalin në ndihme familjeve dollogozhdare. Kjo e dëshmoi se ne mund të jemi të izoluar, por humanizmi i mërgimtarëve tanë nuk është , ku ato nuk do lejojnë që asnjë familje të vuajë në këtë periudhë.
Vlen të theksohet se mbrenda një kohe të shkurtër , po kjo Shoqat e Dollogozhdarëve në Zvicër u dol në ndihme edhe Shqiptarëve në Durrës dhe Thuman ku u shkatërruan shtëpi të shumta nga tërmeti , ku e mbështetën me 13 330 CHF aksionin e Shoqatës “Firdeus” të Elvis Naçit. Gjithashtu , pa e ditur askush i dolën në ndihmë një personi nga Dollogozhda i cili pati nevoj për një operacion në Turqi me 8000 CHF.
Andaj, ne ju jemi borxh dhe falemenderues gjat gjith jetës , sepse atë që se bën shteti e bën Shoqata e Dollogozhdarëve në Zvicër ku ajo është dera e parë që na hapet sa her kemi nevoj apo sa her ne trokasim.


Ju faleminderit shum kryesis së shoqatës së Dollogozhdarëve në Zvicër.


Faleminderit që na ndihmoni. Faleminderit që qëndroni afër.


Zoti i gëzoft shtëpit tuaja ashtu siç ju gëzoni shtëpit tona.