Ngjarje mbreslënëse

Ngjarje mbreslënëse

Një djalë i varfër nga Tajlanda, i lodhur nga jeta e vëshitrë, vendos të thyej kufirin ilegalisht për të kaluar në Malajzi me qëllim që të gjente një punë që do ti siguronte një jetë më fisnike.
Në fakt ashtu ndodhi, djaloshi theu kufirin dhe mbërriti në Malajzi. Filloi të punonte në pazar, një ditë tek njëri, një ditë tek tjetri për një kohë jo shumë të gjatë. Sepse një ditë duke dalë nga tregu përballet me dy policë të cilët i kërkojnë kartën e identitetit të cilën ai nuk e kishte. Kush je ti? Nga vjen e pyetën policët? Pas shumë pyetjeve e zbuluan se ai ishte klandestin që vinte ilegalisht nga Tajlanda.
E prangosën dhe e futën në burg dhe atje në burg ndodh ajo që nuk pritej! Kur e futën në paraburgim i thanë se kjo mund të zgjasë pak. Problemi ishte se në burg bënte vapë e madhe dhe sheshi ishte shumë i nxehtë. Djaloshi u detyrua të hiqte këmishën dhe të ulej mbi të. Pas kësaj ai bëri diçka që askush nuk e priste! Filloi të lexonte Kuran me një zë shumë të bukur dhe asgjë nuk dëgjohej në burg përveç zërit të këtij djaloshi. Policët u mahnitën dhe thanë: kush qenka ky që këndonka me zë kaq të bukur? Kur ç’të shihnin?! Ishte djaloshi Tajlandez të cilin e kishin kapur dhe doli të ishte musliman (sepse në Tajlandë ka një përqindje të vogël Muslimanësh).
Dhe jo vetëm Musliman por edhe hafiz dhe lexues shumë i mirë i librit të Allahut. Njëri nga rojet e burgut në mënyrë jot ë vullnetshme nxjer telefonin dhe e filmon djaloshin duke lexuar Kuran dhe e shpërndan videon në rrjetet sociale.
Kjo video u përhap aq shumë dhe jo vetëm në Malajzi por edhe në botën Islame, aq sa çështja e këtij djaloshi u bë problem i ditës në Malajzi dhe njerëzit këkruan që ai të nxirrej nga burgu dhe ashtu ndodhi. Atë e nxorën nga burgu, e nderuan dhe sot shërben si imam në njërën prej xhamive të Malajzisë.

Në momentin kur të godet diçka që nuk të pëlqen, nuk është patjetër të jetë sprovë ose dënim, ndoshta Allahu është duke të përgatitur për diçka tek e cila ndodhet mirësia jote e dunjasë dhe ahiretit.

E gjithë kjo histori përkon me hadithin e Profetit (alejhi selam): Vërtet Allahu me këtë libër i lartëson disa popuj dhe i ul disa të tjerë. (Muslimi).

Lexoi tekstin: Sulltan Merwani

Përktheu: Fatjon Isufi