Koronavirusi dhe karantina: Përballja e dy këndvështrimeve epidemiologjike
Në këto ditë, informacioni rreth koronavirusit dhe masave të karantinës shenon një inflacion stratosferik. Zëri i shkencëtarëve serioz shpesh eklipsohet nga lajme bombastike, fake news apo video virale nga personazhe krejtësisht të panjohur që duke kalëruar dallgën e frikës dhe ankthit që shkakton gjendja e tanishme katapultohen drejt famës dhe vëmendjes publike.
Në këtë atmosfere epidemie informacionesh, hutimi dhe mungese orientimi drejt diskutimeve serioze dhe cilesore e pamë me vend ti tërheqim vëmendjen lexuesit rreth dy intervistave jashtëzakonsisht të rëndësishme, të dhëna nga dy shkencëtare dhe epidemiolog me famë botërore në lidhje me natyrën e koronavirusit dhe dobishmërisë, apo jo, të marrjes së masave të karantinimit.
Epidemiologu i parë është Suedezi Johan Giesecke, një nga shkencëtarët më të njohur në Suedi dhe një mbrojtës i flaktë i stategjisë suedese për luftimin e koronavirusit, e cila nuk parashikon karantimin. Ndërsa epidemiologu i dyte është Neil Ferguson, autori kryesor i raportit të Imperial College of London (Akademia e shkencave angleze) rreth koronavirusit dhe përkrahjes së karantinimit si strategjia më e mirë për luftimin e virusit. Ky raport u bë teksti kryesor mbi të cilin qeveria angleze mbështeti strategjinë e saj për luftimin e kornavirusit.
Linku i videos së epidemiologut suedez
Linku i videos së epidemiologut anglez
Permbledhje në pika e pohimeve kryesore në të dy videot
Epidemiologu suedes Johan Giesecke
- Metoda e karantinimit nuk mbeshtetet në të dhëna shkencore dhe nuk ka një strategji të qartë për rrugëdaljen prej saj.
- Masat e moderuara të distancimit social, higjena personale, ruajtja e grumposhës së tretë janë mëse të mjaftueshme për luftimin e virusit.
- Koronavirusi nuk është më i fortë se një grip i rëndë. Fataliteti i saj është 0.1 %.
- Shumica e popullsisë e ka kaluar virusin pa ndjerë simptoma.
- Me apo pa karantinim në fund fare numri i të vdekurve do jetë i përafërt.
- Prodhimi i vaksinës do të marrë shumë kohë dhe njerëzit nuk do të mund dot ta përballojnë karantinimin për një kohë kaq të gjatë.
- Passaporta e imunitetit është një strategji e mirë, por derimëtani testet nuk janë perfekte.
- Nuk dihet kur do të kthehemi në normalitet.
- Raporti aq me ndikim i Imperial College është i dobët nga ana shkencore dhe rezultat e tij janë të gabuara.
Epidemiologu anglez
• Shumica e epidemiologëve pajtohen me qëndrimin e tij dhe të Imperial College
• Suedia është ende duke parë rritje të përditshme në normat e vdekjes dhe infeksionit, ndërsa Britania e Madhe ka shënuar rënie.
• Shkalla e vdekshmërisë nga virusi në Mbretërinë e Bashkuar është 0.8-0.9%.
• Në modelin origjinal nuk u bë asnjë lejim për vdekje të shmangshme për shkak të mungesës së trajtimit për kushte të tjera.
• Strategjia e karantinimit ka qenë efektive, por nuk është e qëndrueshme në planin afatgjatë.
• Karantinimi ka pasur një ndikim domethënës shëndetësor, mendor dhe social në vdekshmëri në kuptimin e jo vetëm të izolimit të njerëzve, por në trajtimet e anuluara si pasojë e okuptimit të sistemit shëndetësor me virusin.
• Mbretëria e Bashkuar duhet të përdorë modelin e Koresë së Jugut.
• Mbrojtja e të moshuarve dhe rihapja e vendit është idealiste dhe nuk ka ndodhur askund në botë.
• Nëse Anglia do të ndjekë strategjinë e Suedisë, dmth të mbrohen vetëm të moshuarit dhe të hapet vendi për të tjerë, numri i të vdekurve nga virusi do të shkojë mbi njëqind mijë.
• Kapaciteti i shërbimit shëndetësor është një udhëzues i mirë për heqjen e kufizimeve.
• Do të duhet të ketë distancë sociale deri sa të kemi një vaksinë – nuk do të jemi shoqëri normale deri atëherë.
• Një model i ri mbi të dhënat e fundit pritet të dalë brenda ditëve.
Erasmusi.org